Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “T@SK”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së punës sociale – T@SK. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës më datë 28 Qershor 2018 dhe në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më datë 10 Korrik 2018.

Projekti 3 vjeçar T@SK (2017-2020) synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet modernizimin e Arsimit të Lartë në fushën e punës sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe profesionale evropiane të fushës.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Firences, në Itali dhe përfshin 7 institucione partnere nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria. Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë partnerët shqiptarë në projekt.

Për më tepër informacion: http://www.taskproject.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “SPEED”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën e impaktit të projektit Tempus SPEED. Ky aktivitet u zhvillua në dy takimeve të veçanta, të mbajtura në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës, më datë 9 korrik 2018 dhe në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës, më datë 10 korrik 2018.

Projekti 3 vjeçar SPEED mbështeti reformën akademike në fushën e shkencave sportive, duke përfshirë IAL-të e vendeve të Ballkanit Perëndimor përtej konflikteve ekzistuese, ndikoi në uljen e tensioneve dhe fuqizimin e harmonizimit në rajon, në përputhje me politikat e zgjerimit të BE-së.

Projekti u koordinua nga Universiteti i Romës “Foro Italico” dhe përfshiu  Universitetin e Sporteve të Tiranës, Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Elbasanit,  Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Beogradit, Universitetin e Nishit, Universitetin e Novi Sadit, Universitetin Kombëtar & Kapodistrian te Athinës, Universitetin e Danimarkës Jugore dhe Universitetin e Vienës.

Për më shumë informacion:  http://tempus-speed.eu/ 

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “EduLAw”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 28 qershor 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Futja e moduleve të së drejtave dhe ligjit në  formimin e mësuesve dhe shkencat edukative – EduLAw”. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Projekti 3 vjeçar EduLAw (2016-2019) synon përmirësimin e formimit të mësuesve për zhvillimin e të drejtave në shoqëri dhe trgun e punës dhe rritjen e nivelit të njohurive dhe aftësive në IAL-të duke zhvilluar module të reja on-line dhe programe novatore për formimin e mësuesve.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Lirë i Brukselit, në Belgjikë dhe përfshin 11 institucione partnere nga Beligjika, Polonia, Lituania, Bjellorusia, Rusia, dhe Shqipëria. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Durrësit janë partnerët shqiptarë në projekt.

Për më tepër informacion:  http://edulaweu.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Master në Inovacionet Europiane për një Menaxhim të Qëndrueshëm të Territoreve Shqiptare, zonave rurale dhe bujqësisë: Instrumentet, politikat, strategjitë –SmartAL”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + SmartAL. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës më datë 1 Qershor 2018 dhe në mjediset e Zyrës Kombëtare Erasmus + më datë 7 Qershor 2018.

Projekti 3 vjeçar Smart AL (2017-2020) synon të adresojë nevojat e reja të tregut të punë në fushat e administrimit të territorit, politikave bujqësore, zhvillimit rural dhe inovacionii nëpërmjet përmirësimit të ofertës akademike dhe mjeteve të tjera.

Projekti koordinohet  nga Insituti Agronomisë Mesdhetare të Montpelliesë, në Francë dhe përfshin 7 institucione partnere nga Franca, Greqia, dhe Shqipëria. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Korçës dhe Universiteti Europian i Tiranës janë partnerët shqiptarë në projekt.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Integrim dhe vlerësim i njohurive të sipërmarrjes në inxhinieri dhe shkenca kompjuterike – REBUS”

Stafi i ZKE+ ndërmori më 1 Qershor 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + REBUS. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Projekti 3 vjeçar REBUS (2016-2019) synon zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë sipërmarrëse të të diplomuarëve në Shkenca Kompjuterike, inxhinieri dhe shkenca të tjera teknike, si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimëdhënies në praktikë të koncepteve të biznesit.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Sarajevos në dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përfshin 14 institucione partnere nga Bosnjë dhe Hercegovina, Italia, Gjermania, Austria, Rusia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti Europian i Tiranës janë prtnerët shqiptarë në projekt..

Për më tepër informacion: http://www.rebusproject.net

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulës së multimedias dhe televizonit digjital – DIMTV”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 10 Maj 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + DIMTV. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit. 

Projekti 3 vjeçar DIMTV (2017-2020), mbështet modernizimin dhe zbatimin e kurseve  në degën e multimedias dhe televizonit digjital në Shqipëri dhe Kosovë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti Aleksandër Moisiu të Durrësit në Shqipëri dhe zbatohet në partneritet me Universitetin e Lubjanës, Universitetin e Tartusë, Universitetin Teknik të Ostravës, Universitetin Epoka, Universitetin e Prishtinës, Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës dhe Radio Televizionin Shqiptar.

Për më tepër informacion: http://dimtv.al/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Avancimi i të diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri – GRADUA”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 26 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + GRADUA. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

Projekti 3 vjeçar GRADUA (2017-2020), mbështet nëntë universitete shqiptare në avancimin e të diplomuarve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre nëpërmjet krijimit të platformës për përputhjen e kërkesës së tregut të punës dhe ofertës akademike, lehtësimin e bashkëpunimit mes IAL-ve dhe biznesit, lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës etj.

Projekti koordinohet  nga Universitetit Bujqësor të Tiranës në Shqipëri dhe përfshin 16 institucione partnere në Spanjë, Portugali, Itali, dhe Shqipëri.  

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “IT Governance for Albanian Universities – ITG4AU”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 12 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + ITG4AU. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. 

Projekti 3 vjeçar ITG4AU (2017-2020), mbështet Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin e Durrësit në zhvillimin, përshtatjen dhe zbatimin e një modeli ITG-je për universitetet e tyre dhe rritjes së kapaciteteve në këtë fushë.  

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Ishujve Baleare në Spanjë dhe përfshin 8 institucione partnere në Spanjë, Gjermani, Norvegji, dhe Shqipëri.  

Për më tepër informacion: http://itg4au.uib.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Njohuri për një shoqëri rezistente – K Force”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 12 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + K-Force. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. 

Projekti 3 vjeçar K-Force (2016-2019), mbështet Universitetin e Tiranës dhe Universitetin EPOKA për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Novi Sadit në Serbi dhe përfshin 14 institucione partnere në Serbi, Suedi, Danimarkë, Slovaki, Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë & Hercegovinë.

Për më tepër informacion: http://kforce.uns.ac.rs

Zhvillohet Seminari mbi programet e BE-së HORIZON 2020 dhe Erasmus +.

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Promovimin e Kërkimit Europian – APRE dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri zhvilloi ditën e martë, më 13 Mars 2018 një seminar informues mbi potencialet e bashkëpunimit Itali-Shqipëri në kuadër të programeve të BE-së HORIZON 2020 dhe Erasmus +. Ky aktivitet u përshëndet nga Shkëlqesia e tij Z. Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Shqipëri dhe u ndoq nga përfaqësues së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, APREs, Agjencisë Kombëtare të Teknologjisë dhe Informacionit, Zyrës Kombëtare Erasmus + dhe shumicës së Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend. Seminari hodhi bazat për përgatitjen e ideve të bashkëpunimit midis dy vendeve në kudër të grumbullimit të Universiteteve Italiane më datë 23-24 Mars 2018 në Shqipëri, me rastin e zhvillimit të edicionit të 6-të “Të Studiosh në Itali”.

Gjatë aktivitetit koordinatorja lokale e ZKE+, Znj. Berxholi bëri një pasqyrë të bashkëpunimit Italo-Shqipëtar në Erasmus + dhe përcolli një sërë rekomandimesh mbi zhvillimin e bashkëpunimit të ardhshëm dypalësh në program, bazuar mbi prioritetet tona të arsimit të lartë.