Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus RESI

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus RESI. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, më datë 29 Qershor 2015.

Projekti Tempus 3 vjeçar RESI, mbështet ngritjen e programeve te studimeve Master dhe Ph.D në fushën e energjive të rinovueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe krijimin e mjeteve të bashkëpunimit ndërmjet IAL-ve dhe industrisë në këtë fushë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti Hohenheim-it në Gjermani dhe përfshin 15 institucione partnere nga Gjermania, Austria, Sllovakia, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion: www.resi-tempus.uni-hohenheim.de

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus U3M – AL

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus U3M – AL. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, më datë 19 Qershor 2015.

Projekti U3M-AL mbështet rolin e universiteteve shqiptare në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit duke nxitur dhe zhvilluar aktivitetet 3M në shtatë universitete shqiptare.

Projekti është përgatitur nga Universiteti i Leon-it në Spanjë në bashkëpunim me 12 institucione partnere nga Spanja, Italia, Finlanda dhe Shqipëria.

Për më shumë informacion: http://u3m-al.org/

Zhvillohet Seminari Kombëtar Erasmus+ “Organizimi i brendshëm i universiteteve dhe rritja e kapaciteteve për qeverisjen”

Zyra “Erasmus+”, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me ekspertët HERE dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit organizoi më datë 16 Qershor 2015, seminarin kombëtar me temë “Organizimi i brendshëm i universiteteve dhe rritja e kapaciteteve për qeverisjen”.

Ky seminar mblodhi së bashku anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit etj.

Seminari trajtoi sfidat e situatës aktuale të qeverisjes duke filluar nga niveli i institucionit deri në njësinë bazë të departamentit si dhe ndryshimet që sjell reforma dhe Ligji i ri i Arsimit të Larte.

Gjithashtu u prezantuan modelet më të suksesshme të qeverisjes në universitetet e vendeve më të zhvilluara evropiane, si dhe u trajtuan aspektet kryesore të organizimit të brendshëm të departamentit.

Në përfundim do të përcillet zëri i personelit të IAL-ve, në një dokument final me rekomandime për hartimin e akteve të ardhshme nënligjore.

Në këtë seminar mori pjesë dhe eksperti ndërkombëtar, Stephen Hagen, Profesor Emeritus, Zv/rektor për Menaxhimin dhe Qeverisjen në Qendrën Kombëtare të Kërkimit në Shën Peterburg, Zv/kancelar i Universitetit të Uellsit, në Britaninë e Madhe, Drejtor i Kërkimit, Biznesit dhe Inovacionit në Universitetin e Anglisë Perëndimore të Bristolit, etj

Prof Anila Paparisto-Prezantim mbi projektligjin e ALKSH dhe qeverisja

Prof Flamur Bidaj-Current Situation of the Albanian HEIs Governance

Prof Sephen Hagen-Governance Models of European Universities

Prof Sephen Hagen-What drives change in universities

Erasmus + National Seminar on ‘Raising capacities of Albanian universities for internal governance”.

Zyra Kombëtare Erasmus+ (ish Zyra Tempus) ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin kombëtar që do të organizojë në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat e Arsimit të Lartë (HERE), në Universitetin e Elbasanit në datë 16 qershor 2015, me temë:

“Organizimi i brendshëm i universiteteve dhe rritja e kapaciteteve për qeverisjen”.

 

Ky seminar do të mbledhë së  bashku  rektorë, dekanë, anëtarë të stafeve akademike nga  IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Seminari do të trajtojë sfidat e situatës aktuale të qeverisjes duke filluar nga niveli i institucionit deri në njësinë bazë të departamentit, ndryshimet që sjell reforma dhe ligji i ri i arsimit të lartë, si dhe do të  përcjellë zërin e personelit të IAL-ve në një dokument final me rekomandime për hartimin e akteve të ardhshme nënligjore.

 

 

Në këtë seminar do të marrë pjesë dhe eksperti ndërkombëtar, Stephen Hagen, Profesor Emeritus, Zv/rektor për Menaxhimin dhe Qeverisjen në Qendrën Kombëtare të Kërkimit në Shën Petërburg, Zv/kancelar i Universitetit të Uellsit, në Britaninë e Madhe, Drejtor i Kërkimit, Biznesit dhe Inovacionit në Universitetin e Anglisë Perëndimore të Bristolit, etj. Ai do të prezantojë modelet më të suksesshme të qeverisjes në universitetet e vendeve më të zhvilluara evropiane, si dhe do të trajtojë aspektet kryesore të organizimit të brendshëm të departamentit.

 

Pjesëmarrja juaj në këtë seminar do të na nderonte pa masë.

 

Ju mirëpresim!

Axhenda e Seminarit