Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, më 27 Dhjetor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 27 Djetor 2016, në ambientet e universitetit  “Aleksandër Moisiu” të Durrësit  ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë komponent e (i) Shkëmbimeve afatshkurtra akademike (KA1 International credit mobility); (ii) “Rritjes së kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA 2Capacity Building in Higher Education) dhe Projektet Jean Monnet.

Në këtë aktivet një hapsirë e veçantë ju mundësua shpjegimit të mundësive individuale për shkëmbim akademik afatshkurtër dhe programe të plota studimi, ku stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus + dhe i zyrës së marrdhënieve me jashtë të Universiteit të Durrësit detajuan aktivitet  e programit për masterat e përbashkët (Joint Master Degree), partneritet Erasmus Mundus (EM Partnerships) dhe shkëmbimet e afatshkurtra akademike (International credit mobility).

   

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “GEOWEB”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ “Modernizimi i edukimit gjeodezik në Ballkanin Perëndimor, fokusuar në aftësitë dhe rezultatet e të nxënit – GEOWEB”. Ky aktivitet u zhvillua në një takim të përbashkët të mbajtur në ambientet e rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës, më 21 dhjetor 2016.                                                                                                                                               

Projekti 3 vjeçar GEOWEB (2015-18), synon modernizimin e arsimit gjeodezik në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe integrimit evropian të tyre. Ai koordinohet nga Instituti Mbretëror i Teknologjisë, në Suedi dhe përfshin 12 institucione partnere.

Për më tepër informacion: http://gidec.abe.kth.se/GEOWEB/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti Politeknik të Tiranës. Ky aktivitet u zhvillua më 21 Dhjetor 2016, në ambientet e rektoratit të këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjen e krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti Politeknik i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti Politeknik i Tiranës aktualisht po zbaton 13 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, më 5 dhjetor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 6 dhjetor 2016, në ambientet e universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik, si dhe të studentëve të Universitetit të Gjirokastrës të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Gjirokastrës

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Eqerem Cabej” i Gjirokastrës. Ky aktivitet u zhvillua më 5 Dhjetor 2016, në ambientet e rektoratit të këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Elbasanit aktualisht po zbaton 5 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Alkesandër Xhuvani” të Elbasnit, më 30 Nëntor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 30 Nëntor 2016, në ambientet e universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik, si dhe studentëve të Universitetit të Elbasanit të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Elbasanit

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit. Ky aktivitet u zhvillua më 30 Nëntor 2016, në ambientet e rektoratit të këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjen e krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Elbasanit, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Elbasanit aktualisht po zbaton 7 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus CHTMBAL.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus CHTMBAL. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më 22 Nentor 2016. 

Projekti 3 vjeçar Tempus CHTMBAL (2011 -2014) mbështeti ngritjen e rrjetit të masterave të nivelit të dytë në fushat e Trashgimsë Kulturore dhe Manaxhimit të Turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti u koordinohet  nga Universiteti “G.d’Annunzio” Chieti-Pescara në Itali dhe përfshiu 10 institucione partnere nga, Italia, Spanja, Polonia, Kosova dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion vizitoni: http://www.chtmbal.com/

Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më 22 Nëntor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 22 Nëntor 2016, në ambientet e universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik të Universitetit të Shkodrës të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së  projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Shkodrës.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Luigj Gurakiqi” i Shkodrës. Ky aktivitet u zhvillua më 22 Nëntor 2016, në ambientet e rektoratit të USH-së.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjen e krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Shkodrës, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Shkodrës aktualisht po zbaton 10 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199