Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “DOCSMES”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus “Programi i përbashkët rajonal i studimeve doktorale në Sipërmarrje dhe Menaxhimin e NPV-ve  në vendet e Ballkanit Perëndimor (DOCSMES)”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universiteti i Tiranës, më datë 9 Mars, 2016. 

Projekti 3 vjeçar “ Programi DOCSMES (2010-13) ka mbështetur ngitjen e Programit të Doktoraturës në Sipërmarrje dhe Menaxhimin e NPV-ve, të harmonizuar me standardet e BE-së, si dhe ka lehtësuar shkëmbimin e eksperiencave më të mira nëpërmjet mbështetjes së lëvizjeve të stafeve akademike dhe administrative dhe të studentëve të doktoraturës.  

Projekti koordinohet  nga Universiteti Alma Mater Studiorum i Bolonjës dhe përfshin 12 institucione partnere nga Italia, Spanja, Franca, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion: www.docsmes.edu.mk

Vizita Monitoruese për Projektin Erasmus + CBHE “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin e Errasmus + CBHE “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”. Ky aktivitet u zhvillua gjatë takimit çelës së projektit, në ambientet e Universitetit “EPOKA” në Tiranë, më 2 Mars, 2016.

Ky projekt synon ngritjen dhe mbështetjen e proceseve dhe mekanizmave të sigurimit të cilësisë, sigurimin e menaxhimit efektiv dhe përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit në pesë institucione të arsimit të lartë privat në Shqipëri. Projekti koordinohet nga Universiteti Paris Lodron i Salzburgut (AT) dhe përfshin gjashtë institucione partnere shqiptare: Universitetin EPOKA, Universitetin Marin Barleti të Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin e New York-ut në Tiranë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.