Zhvillohet trajnimi “Si të përgatisim një projekt-propozim të sukseshëm në Erasmus+” më 27 Tetor, 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel zhvilluan më datë 27 Tetor 2016, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës trajnimin me temë “Si të përgatisim një projekt-propozim të suksesshëm në komponentin për forcimin e kapaciteteve në Arsimin e Lartë të programit Erasmus +”. Ky aktivitet synonte ti vinte në ndihmë pjesëtarëve të grupeve të punës të ngritura në universitete publike në vend për Erasmus +, në procesin e tyre të aplikimit për thirrjen për propozime të hapur rishtazi nga Komisioni Europian për këtë komponent të programit.

Znj. Anila Trashani, drejtore për komponentin e Erasmus + “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë”, pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel, njohu të pranishmit me rregullat dhe elementët kyç për shkrimin e një projekt-propozimi të mirë në komponentin për forcimin e kapaciteteve. Gjithashtu, në aktivitet u trajtuan rastet studimore të dy projekt propozimeve Tempus/Erasmus +, njëri i suksesshëm dhe tjetri i pa suksesshëm,  ku aplikantët shqiptar ndanë përvojën e tyre dhe bënë udhëzime praktike për të pranishmit. Aktiviteti u mbështet dhe nga Programi i Mbështetjes Teknike për Programet Komunitare në Shqipëri, nëpërmjet mundësimit të një trajnimi mbi përgatitjen e matricës së kuadrit logjik të një projekti.

Zhvillohet “Dita Kombëtare Informuese në Erasmus+” më 26 Tetor, 2016.

Dita kombëtare informuese mbi programin Erasmus + u mbajt më datë 26 Tetor 2016, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ajo zgjoi interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e mbi 300 përfaqësuesve të stafeve akademike dhe administrative të universiteteve shqiptare, të agjencive qeveritare, zyrtarëve të BE-së, shoqërisë civile dhe studentëve. Punimet e “Ditës Kombëtare Informuese Erasmus +” u përshëndet nga Znj. Eralda Çani, zv. Ministre e Integrimit Evropian, Z. Redi Shtino, zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit, Z. Andrea Maliqari, Rektori i UPT-së dhe Znj. Olga-Luisa Anghelakis, Drejtore e Seksionit Operacional 2, Zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.   

Pjesa e parë e aktivitetit (9:30-12:30) ju përkushtua Universiteteve Shqiptare dhe aplikimeve institucionale në thirrjet e vitit 2017 të programit Erasmus +. Në këtë seksion, Znj. Anila Troshani, drejtore për komponentin e Erasmus + “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë”, pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel, Znj. Edit Dibra  Kordinatore e Zyrës Erasmus + në Shqipëri, dhe Z. Santiago Gutierrez Jimenez, ekspert i Jean Monnet në Agjencinë Ekzekutive mundësuan prezantim të detajuar të komponentëve kyç të programit si:  

– Rritjen e kapaciteteve në Arsimin e Lartë (KA2 Capacity Building in Higher Education);

-Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International Credit Mobility);

-Jean Monnet;

– Masterat e përbashkët për institucionet;

 

Sesioni i dytë (13:30-15:00) ju përkushtua studentëve shqiptarë. Stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus + informuan studentët mbi mundësitë për bursë në kuadër të:

– Shkëmbimeve afatshkurtra në ICM dhe Erasmus Mundus;

– Programeve të plota në Master dhe Doktoratura të përbashkëta;

 

Gjithashtu, studentët shqiptarë përfitues në programet master të përbashkët dhe shkëmbimeve afatshkurtra të Erasmus + treguan eksperiencën e tyre dhe i dhanë këshillë studentëve  për përgatitjen e aplikimeve të suksesshme.

 

Takimi u përmbyll me një takim konsultues midis Znj. Anila Troshani dhe Znj. Edit Dibra me pikat e kontaktit të institucioneve shqiptare të përzgjedhura fituese në thirrjen e vitit 2016 të komponentin “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +.

 

Lista e prezantimeve të mbajtura në “Ditën Kombëtare Informuese Erasmus +”:

International Credit Mobility Call

Erasmus + CBHE Call 2017

Jean_Monnet_Activities_in_Erasmus+

Erasmus Mumdus Joint Masters Degree

 

Zhvillohet vizita e monitorimit institucional tek Universiteti Bujqësor i Tiranës

Në datat 24-25 Tetor 2016 Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian në Bruksel me mbështetjen e Zyrës Kombëtare Erasmus + ndërmori vizitën e monitorimit institucional të Universiteti  Bujqësor i Tiranës  për zbatimin e projekteve Tempus. Në këtë ushtrim morën pjesë Znj. Anila Trashani, drejtore për komponentin “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë” në Erasmus+ pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel, Znj. Jasna Hivziefendic eksperten ndërkombëtare të monitorimit, stafi i ZKE +, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë, si dhe mbi 30 pedagogë dhe staf administrativ i UBT-së.

Vizita monitoruese institucionale shërbeu për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe impaktit të projekteve Tempus të thirrjeve 2008-2013 në të cilat Universiteti  Bujqësor i Tiranës  ka qenë partner dhe për dhënien e rekomandimeve për qëndrueshmërinë e mëtejshme të këtyre projekteve.

    

Zhvillohen takimet e Znj Anila Troshani, nga Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian me institucionet partnere në Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve të programit Erasmus + të organizuara në Tiranë në datat 24-27 Tetor, Znj. Anila Troshani, drejtore për komponentin “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus+ pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel vizitoi Shqipërinë dhe zhvilloi më datë 24 Tetor 2016, një numër takimesh me institucione partnere si Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe  Zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

 

Në takimin e kortezisë së zhvilluar me Zv. Ministrin e Arsimit Redi Shtino u diskutua mbi disa nga  reformat e ndërmarra nga Qeveria në Arsimin e Lartë, si dhe mbi nevojën e forcimit të rolit të MAS dhe rritjes së angazhimit të saj në kuadër të projekteve Erasmus +.

 

Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Fan Noli” të Korçës, më 6 Tetor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 6 tetor 2016, në ambientet e universitetin “Fan Noli” të Vlorës ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA 2Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik të Universitetit të Korçws dhe studentëve të tij, të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së një projekt propozimi të suksesshëm në Erasmus+.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Korçës.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti i Korçws. Ky aktivitet u zhvillua më 5 Tetor 2016, në ambientet e rektoratit të UK-së.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Korçws, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Tiranës aktualisht po zbaton 4 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus ENCHASE.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus ENCHASE. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Fan Noli” të Korçës, më 5 Tetor 2016. 

Projekti 3 vjeçar “‘Përforcimi i sistemit të sigurimit të cilësisë së brendshme në arsimin e lartë në Shqipëri: Aplikimi i metodologjisë të bazuar kah procesit dhe rezultateve (ENCHASE)”, mbështet zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë së brendshme në universitetet shqiptare përmes përforcimit të kuadrit kombëtar të sigurimit të cilësisë sipas standardeve europiane të arsimit të lartë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti Koblenz-Landau në Gjermani dhe përfshin 11 institucione partnere nga  Gjermania, Italia, Cekia, Franca dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion: http://enchase.uni-koblenz.de