Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Alkesandër Xhuvani” të Elbasnit, më 30 Nëntor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 30 Nëntor 2016, në ambientet e universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik, si dhe studentëve të Universitetit të Elbasanit të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Elbasanit

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit. Ky aktivitet u zhvillua më 30 Nëntor 2016, në ambientet e rektoratit të këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjen e krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Elbasanit, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Elbasanit aktualisht po zbaton 7 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus CHTMBAL.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus CHTMBAL. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më 22 Nentor 2016. 

Projekti 3 vjeçar Tempus CHTMBAL (2011 -2014) mbështeti ngritjen e rrjetit të masterave të nivelit të dytë në fushat e Trashgimsë Kulturore dhe Manaxhimit të Turizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti u koordinohet  nga Universiteti “G.d’Annunzio” Chieti-Pescara në Itali dhe përfshiu 10 institucione partnere nga, Italia, Spanja, Polonia, Kosova dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion vizitoni: http://www.chtmbal.com/

Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më 22 Nëntor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 22 Nëntor 2016, në ambientet e universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik të Universitetit të Shkodrës të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së  projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Shkodrës.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Luigj Gurakiqi” i Shkodrës. Ky aktivitet u zhvillua më 22 Nëntor 2016, në ambientet e rektoratit të USH-së.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjen e krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Shkodrës, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Shkodrës aktualisht po zbaton 10 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet Seminari Kombëtar HERE mbi “Kornizën shqiptare të kualifikimeve”.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) zhvilloi ditën e Hënë, më datë 7 Nëntor  2016, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës seminarin kombëtar me temë “Korniza shqiptare e kualifikimeve”.

Seminari kombëtar HERE shërbeu për nxitjen e reflektimit dhe debatit midis stafeve akademike, ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve publike mbi zhvillimet e fundit sa i përket kornizës shqiptare të kualifikimit dhe rrjedhojat në Arsimin e Lartë dhe shoqërinë e gjerë, si dhe për prezantimin e kornizës kombëtare të kualifikimeve të Kroacisë.

Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarë të stafeve akademike nga universitet e vendit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, agjencive publike të arsimit të lartë, ekspertë shqiptarë dhe të BE-së, përfaqësues të komunitetit të biznesit etj