Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “LIFEADA”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 29 mars 2017, vizitën monitoruese për projektin Tempus “Edukimi përgjatë gjithë jetës në bujqësinë e qëndrueshme në rajonin e Alpeve-Danubit-Adriatikut –Lifeada”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Fan Noli” në Korҫë.

Projekti 3 vjeçar Lifeada (2013-2016), ka mbështetur modernizimin dhe harmonizimin e edukimit në rajonin në rajonin e Alpeve-Danubit-Adriatikut nëpërmjet ngritjes së një sistemi për edukimin përgjatë gjithë jetës në bujqësinë e qëndrueshme dhe fuqizimit të bashkëpunimit në këtë fushë midis universiteteve europiane dhe atyre në vendet partnere.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci dhe përfshin 11 institucione partnere në Kroacia, Austria, Gjermania, Slovenia, Kosova, Mali i zi, Shqipëria dhe Bosnjë & Hercegovina. Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universitetin “Fan Noli” të Korcës janë universitetet shqiptare në projekt.

Për më tepër informacion: http://lifeada.sistemi.hr

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit Europian të Tiranës

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti Europian i Tiranës. Ky aktivitet u zhvillua më 13 mars 2017, në ambientet e këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti Europian i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti Europian i Tiranës aktualisht po zbaton 13 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 8 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “euroPS”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Zhvillimi i Kurrikulës për Master Europian në Shkenca Politike – euroPS”.  Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, më 13 Mars 2017. 

Projekti Erasmus + 2 vjeçar euroPS mbështet ngitjen e një programi masteri të përbashkët në Shkenca Politike të akredituar nga të gjithë partnerët e përfshirë në projekt i cili do mundësojë një diplomë të përbashkët në këtë fushë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Salzburgut në Austri dhe përfshin 10 institucione partnere. Universiteti Europian i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës janë përfituesit shqiptar në projekt.

Për më tepër informacion:  http://euro-ps.org/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “BESTSDI”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Evolimi i edukimit akademik dhe trajnimi i qëndrueshëm profesional për infrastrukturëne të dhënve hpasinore në Ballkanin Perëndimor – BESTSDI”.  Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit  të Bioteknologjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, më 7 Mars 2017. 

Projekti Erasmus + 3 vjeçar BESTSDI mbështet përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në shkencat gjeografike dhe teknologjike, infrastrukturën hapsionre dhe gjeodezike, si dhe  rritjen e impaktiti për tregun e punës dhe shoqerinë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Zagrebit në Kroaci dhe përfshin 18 institucione partnere nga Kroacia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Gjermania, Maqedonia dhe Belgjika.

Për më tepër informacionhttp://bestsdi.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “NETCHEM”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Rrjeti TIK për kapërcimin e pengesave teknike dhe shoqërore në edukimin instrumental analitik kimik – NETCHEM”.  Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit  të Bioteknologjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, më 7 Mars 2017. 

Projekti Erasmus + 3 vjeçar NETCHEM mbështet ngritjen e kapaciteteve edukative dhe teknike në përdorimin instrumental analitik në universitet dhe firmat shqipëtare dhe serbe për rritjen e kontrollit mjedisor dhe  sigurisë ushqimore dhe përmirësimin e shëndetit, mjedisit, turizmit, ekonimsë dhe perspektivës europiane të dy vendeve.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Nishit në Serbi dhe përfshin 14 institucione partnere nga Serbia, Shqipëria, Çekia, Gjermani, Britania e madhe,  Franca.

Për më tepër informacion: http://www.netchem.ac.rs/