Zhvillohet seminari kombëtar HERE “Rivlerësimi i programeve të studimit: lidhja midis lëndës mësimore dhe rezultateve të të mësuarit”

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) organizoi më datë 26 Maj 2017, në qytetin e Korçës, seminarin kombëtar me temë “Rivlerësimi i programeve të studimit: lidhja midis lëndës mësimore dhe rezultateve të të mësuarit”.

 

Ky aktivitet mblodhi rreth 80 pedagogë nga universitetet e ndryshme, përfaqësues nga Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ekspert të fushës, të cilët

reflektuan dhe diskutuan mbi tematika të ndjeshme si roli i hartëzimit kurrikular në arsimin e lartë,  reformimin e programeve të studimit sipas ligjit të ri të Arsimit të Lartë, lidhjen midis rezultateve të të nxënit dhe kompetencave, aftësive transversale dhe kompetencave qytetare të studentit, etj. Rekomandimet e dala në përfundim të aktiviteit do t’i përcillen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

Bashkëlidhur gjeni prezantimet dhe dukumentat mbështetëse të diskutuara gjatë  seminart HERE  “Rivlerësimi i programeve të studimit: lidhja midis lëndës mësimore dhe rezultateve të të mësuarit”.

Drafti Formulari per CM

Formulari per vetvleresimin e lendes.

Kodifikimi programeve te studimit

Program lende 10 modeli 2017 Seminari HERE

Using Curriculum Mapping to Iprove Learning in Higher Education

Seminar Korce HERE Erasmus+ Curriculum mapping 26 05 2017

Zhvillohet Dita Rajonale Informuese për Erasmus + në Korçë, më 25 Maj, 2017.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi më 25 maj 2017 në qytetin e Korçës, ditën rajonale informuese për programin Erasmus +. Ky aktivitet u ndoq nga mbi 50 studentë dhe pedagogë të universitetit “Fan Noli”, si dhe stafi i zyrës shqiptare Erasmus + dhe delgacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Gjatë ditës informuese, përveç mundësive të ofruara nga programi Erasmus +, të pranishmit u njohën me konkursin e sapo ҫelur për përgatitjen e ese-ve dhe arteve të bukra me temë “Europa ime”. Përvjetori i 30-të i programit Erasmus ishte gjithashtu tematikë e këtij aktiviteti dhe festua në mbyllje me tortën e ditëlindjes.

    

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet e “mobilitetit ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ky aktivitet u zhvillua më 23 Maj 2017, në ambientet e këtij universiteti.

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit nga Univer Bujqësor i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Gjatë periudhës Shtator 2015-Maj 2017 Universiteti EPOKA ka zbatuar 22 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 13 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=1199

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “ELISAA”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 23 dhe 26 maj 2017, vizitën monitoruese për projektin Tempus “E-Learning, Innovation, Sustainable Albanian Agriculture–ELISAA”. Ky aktivitet u zhvillua në Tiranë dhe Korҫë.

Projekti 3 vjeçar ELISAA (2013-2016), ka mbështetur zhvillimin e indrustrisë bujqësore nëpërmjet futjes së programeve trajnimi të përparuar dhe profesional në sektorin e bujqësisë përmes një kursi edukimi elektronik në distancë (e-lërning).

Projekti u koordinua nga Universiteti “Aldo Moro” në Bari dhe përfshin 14 institucione partnere në Italia, Franca, Belgjika dhe Shqipëria. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universitetin “Fan Noli” të Korcës janë universitetet shqiptare në projekt.

Për më tepër informacion: http://www.elisaatempus.com  

     

Zyra Kombëtare Erasmus + në aktivitet e “Javës së Europës”.

Zyra Kombëtare Erasmus + mori pjesë në aktivitetin “Panairi i Asistencës së Be-së”, maratonën “Vrapo për BE-në’ dhe forumin “Erasmus +: Nryshojmë jetët, çlirojmë mendjet” zhvilluar  më 10-11 maj 2017 në kuafrin e “Javën së europës”. Forumi “Erasmus +: Nryshojmë jetët, çlirojmë mendjet” kremtoi përvjetorin e 30 të programit Erasmus nëpërmjet shkëmbimit të përvojës nga studentët, profesorët dhe përfituesit e tjerë të programit. Ky forum u përshëndet dhe nga Znj. Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të BE-së, Znj. Olta Xhaxhka Ministre e Çështjeve Sociale dhe Rinisë dhe Z. Redi Shtino Zv.Ministri i Arsimit dhe Sortit, të cilët dhanë mesazhe inkurajimi për rritjen e pjesëmarrjes në programin Erasmus +. Znj. Edit Dibra, Koordinatore e Zyrës Shqiptare Erasmus + prezantoj gjatë fajlës së saj dhe konkursin Erasmus +  “Europa Ime” për foton, esenë dhe videon më të mirë. Ky aktivitet u përmbyll me tortën tradicionale të ditëlindjes së Erasmus-it të përgatitur këtë here nga nxënësit e shkollës së mesme Hoteleri Turizëm në Tiranë, përfitues në program.

Zhvillohet Dita Rajonale Informuese për Erasmus + në Gjirokastër, më 4 Maj, 2017.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi më 4 maj 2017 në qytetin e Gjirokastrës, ditën rajonale informuese për programin Erasmus +. Ky aktivitet u ndoq nga mbi 50 studentë dhe pedagogë të universitetit “Eqerem Çabej”, si dhe stafi i zyrës shqiptare Erasmus + dhe delgacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.  Këtë vit dita informuese në Gjirokastër u organizua si pjesë e aktiviteteve për javën ë europës 2017. Ky aktivitet shërbeu për promovimin tek të pranishmit të mundësive të programit Erasmus + dhe për prezantimin e konkursit të sapo ҫelur për përgatitjen e një ese-je apo punimi artistik visual me temë “Europa ime”. Përvjetori i 30 i programit Erasmus ishte tematikë e këtij aktiviteti dhe festua në mbyllje me tortën e ditëlindjes.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “EduLAw”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 2 Maj 2017, vizitën monitoruese preventive për projektin Erasmus + “Futja e moduleve të së drejtave dhe ligjit në  formimin e mësuesve dhe shkencat edukative – EduLAw”. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Zyrës Kombëtare Erasmus +, në Tiranë. 

Projekti 3 vjeçar EduLAw (2016-2019) synon përmirësimin e formimit të mësuesve për zhvillimin e të drejtave në shoqëri dhe trgun e punës dhe rritjen e nivelit të njohurive dhe aftësive në IAL-të duke zhvilluar module të reja on-line dhe programe novatore për formimin e mësuesve.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Lirë i Brukselit, në Belgjikë dhe përfshin 11 institucione partnere nga Beligjika, Polonia, Lituania, Bjellorusia, Rusia, dhe Shqipëria. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Durrësit janë partnerët shqiptarë në projekt.

 Për më tepër informacion: http://edulaweu.eu/