Zhvillohet Dita Rajonale Informuese për Erasmus + në Vlorë, më 30 Qershor, 2017.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi më 30 qershor 2017 në ambjentet e Qendrës Rinore në qytetin e Vlorës, ditën rajonale informuese për programin Erasmus +. Ky aktivitet u ndoq nga mbi 40 studentë dhe pedagogë të universitetit “Fan Noli”, si dhe stafi i zyrës shqiptare Erasmus + dhe delgacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Gjatë ditës informuese, përveç mundësive të ofruara nga programi Erasmus +, të pranishmit u njohën me konkursin e sapo ҫelur për përgatitjen e ese-ve dhe arteve të bukra me temë “Europa ime”. Përvjetori i 30-të i programit Erasmus ishte gjithashtu tematikë e këtij aktiviteti dhe festua në mbyllje me tortën e ditëlindjes.

Zhvillohet seminari HERE “Reformimi i programeve të studimit bazuar në rezultatet e të mësuarit”.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) organizoi më datë 29 Qershor 2017 dhe Universitetin “Ismail Qemali”, pranë qyendrës rinore Vlorë, seminarin me temë “Reformimi i programeve të studimit bazuar në rezultatet e të mësuarit”.

Ky aktivitet mblodhi rreth 40 pedagogë nga universiteti i Vlorës, përfaqësues nga Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ekspert të fushës, të cilët

reflektuan dhe diskutuan mbi tematika të ndjeshme si reformimi i programeve të studimit bazuar mbi kërkesat e ligjit të ri të Arsimit të Lartë dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimit, lidhjen midis rezultateve të të nxënit dhe kompetencave, praktikën e vlerësimit të programeve  të studimit, mësimin e bazuar në kërkim etj.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “Re@WBC”.

Stafi i ZKE+, ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ “ Fuqizimi i potencialit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë për mbështetjen e rritjes në rajonin e Ballkanit –  Re@WBC”.

Ky aktivitet u zhvillua në dy takime të ndryshme, i pari në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me 29 qershor 2017 dhe i dyti në ambientet e Zyrës Kombëtare Erasmus + në Tiranë, më 4 korrik 2017.Projekti 3 vjeçar Re@WBC (2015-18), synon fuqizimin e menaxhimit të potencialit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe europiane për kërkuesit.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Nishit, në Serbi dhe përfshin 12 institucione partnere nga Belgjika, Britania e Madhe, Italia, Serbia, Mali i zi,  Shqipëri dhe Bosnja & Hercegovina.

Për më tepër informacionhttp://rewbc.ni.ac.rs/