Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “GEOWEB”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Modernizimi i edukimit gjeodezik në Ballkanin Perëndimor, fokusuar në aftësitë dhe rezultatet e të nxënit – GEOWEB”. Ky aktivitet u zhvillua në dy takime të vecanta të mbajtura në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, më 26 shtator  2017 dhe në Zyrën Kombëtare Erasmus + më 5 Tetor 2017. Projekti 3 vjeçar GEOWEB (2015-18), synon modernizimin e arsimit gjeodezik në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe integrimit evropian të tyre. Ai koordinohet nga Instituti Mbretëror i Teknologjisë, në Suedi dhe përfshin 12 institucione partnere.

Për më tepër informacion: http://gidec.abe.kth.se/GEOWEB/

Vend pune për koordinatorin e Zyrës Kombëtare të Erasmus + në Shqipëri (NEO)

The Albanian Ministry of Education and Sports (MoES), the EC Executive Agency for Education, Audiovisual and Culture (EACEA) and the EU Delegation to Albania are looking for a new

Coordinator

for the National Erasmus+ Office in Albania (NEO)

 

The successful candidate will be responsible for the implementation and coordination of the following activities: Promotion, information and follow up of Erasmus+ and other relevant EU programmes; Advice and support to potential applicants at local level interested to apply for Erasmus+ projects; Project monitoring; Follow up of higher education issues; administration of the NEO, etc.

 

For complete information and application, please refer to the following links:

 

EU Delegation: https://eeas.europa.eu/delegations/albania/area/jobs-funds_en

MoES: http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/vende-vakante

Deadline for applications: 5 October 2017, midnight Brussels time.

 

For all questions please contact directly EACEA at: EACEA-EPLUS-CBHE@ec.europa.eu

 

For additional information on Erasmus+, please consult: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.html

 

 

Shpallen projektet fituese për komponentin KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +.

Agjencia Ekzekutive e programit Erasmus + shpalli rezultatet e thirrjes së aplikimeve për vitin 2017 për komponentin KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë”.   Në përfundim të këtij procesi, 2 projekte me koordinator shqiptar dhe 4 projekte me partnerë shqiptar u përzgjodhën fitues. Në total, plot 15 universitete dhe 3 institucione jo universitare shqiptare do të përfitojnë nga projektet e përzgjedhura.  

Më poshtë gjendet lista e plotë e projekteve të rekomanduara për financim  për komponentin KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +.  

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/cbhe_2017_results_by_region_publication_without_total_final.pdf