Zhvillohet seminari kombëtar HERE “Rëndësia e studimeve të doktoratës”

Ekspertët për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare Erasmus + dhe Universitetin ‘Aleksandër Moisiu” të Durrësit, organizuan më datë 18 tetor 2017, në Universitetin e Durrësit, seminarin kombëtar me temë “Rëndësia e studimeve të doktoratës”.

Ky seminar mblodhi së bashku mbi 60 anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, etj, punonjës së Zyrës Kombëtare Erasmus + dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilët reflektuan dhe diskutuan rreth aspekteve praktike dhe teorike të hulumtimeve të doktoratës, shkrimit të tezave cilësore edhe procedurës së realizimit të tyre.

Punimet e këtij aktiviteti u mbështetën nga pjesëmarrja e dy ekspertëve ndërkombëtar Prof. Melita Kovacevic, kryetare e Këshillit të Shoqatës së Universiteteve Evropiane për Edukimin Doktoral dhe pedagoge në Universitetin e Zagrebit dhe Prof. Lucas Zinner, kryetar i shërbimeve të kërkimit dhe zhvillimit të karrierës në Universitetin e Vjenës, të cilët referuan dhe ndanë përvojën e tyre lidhur me praktikat e mira evropiane mbi organizimin dhe sigurimin e cilësisë së kërkimit shkencor dhe përgatitjen e tezës së doktoraturës.

Bashkëlidhur gjeni prezantimet e ekspertëve gjatë seminarit HERE “Rëndësia e studimeve të doktoratës”.

Legal Framework for PHD studies in Albania, Pustina 2017

Melita Kovacevic Durres 2017 (Doc Edu in Zagreb)

Melita Kovacevic – Evolution of Doctoral Education in Europe

Prof. Lucas Zinner Case Study – Vienna

Prof. Lucas Zinner- What makes a good doctorate

Publikohen thirrjet e propozimeve dhe guida e programit për vitin 2018 në Erasmus+.

Thirrjet e propozimeve dhe guida e programit për vitin 2018 në Erasmus + janë publikuar fillimisht në faqen e internetit të Komisionit Europian.

Këto dokumente janë të disponueshme tek adresat më poshtë:

Thirrjet për propozime 2018 në Erasmus+

Guida e programit 2018 në Erasmus+

Afatet e mbylljes së thirrjeve për komponentët e rëndësishëm të programit Erasmus + janë si vijon:

  • KA1 “Mobiliteti i individëve në fushën e Arsimin e Lartë” – 1 Shkurt 2018;
  • KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” – 8 Shkurt 2018;
  • Programi Jean Monnet – 22 Shkurt 2018;

Informacioni mbështetës për aplikimin në thirrjet e programit Erasmus + do të jetë shumë shpejt  i disponueshëm tek adresa web e Agjencisë Ekzekutive e programit Erasmus +, si vijon :

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding_en

Ftesë për pjesëmarrje në Seminarin kombëtar HERE “Rëndësia e studimeve të doktoratës”.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin kombëtar me temë “Rëndësia e studimeve të doktoratës” që do të mbahet në Universitetin e Durrësit, më datë 18 tetor 2017. (Sipas draft – programit të mëposhtëm).

Ky seminar do të mbledhë së bashku anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Qëllimi i seminarit është të inkurajojë reflektimin dhe diskutimin midis akademikëve, ekspertëve nga universitetet e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit. Ky seminar do të kontribuojë në sigurimin e aftësive të duhura për të zhvilluar hulumtime të doktoratës, për të shkruar teza cilësore si edhe për të optimizuar procedurën e realizimit të saj, nëpërmjet trajtimit në aspektin praktik të procesit.

Saminari do të ndërohet me pjesëmarrjen e dy ekspertëve ndërkombëtar Prof. Melita Kovacevic, kryetare e Këshillit të Shoqatës së Universiteteve Evropiane për Edukimin Doktoral dhe pedagoge në Universitetin e Zagrebit dhe Prof. Lucas Zinner, kryetar i shërbimeve të kërkimit dhe zhvillimit të karrierës në Universitetin e Vjenës, të cilët do të referojnë dhe do të ndajnë me pjesëmarrësit ekspertizën e tyre lidhur me praktikat e mira në Evropë dhe më gjerë për të shmangur plagjiaturën, si dhe për të siguruar cilësinë e kërkimit shkencor dhe tezës së doktoraturës.

 

Publikohet lista e prioriteteve kombëtare dhe rajonale për thirrjen e vitit 2018 në “Rritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +

Agjencia Ekzekutive e programit Erasmus + në Bruksel ka shpallur listen e prioriteteve kombëtare dhe prioriteteve rajonale të vlefshme për projekt propozimet për thirrjen e ardhshme në komponenitin KA2 “Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus +.

Lista e plotë e prioriteteve kombëtare dhe rajonale së bashku me materialin shpjegues për prioritetet gjendet në linkun e mëposhtëm.

National and cross cutting priorities call 2018

 

Regional and cross cutting priorities call 2018

 

Explanation of priorities – 2018