Zhvillohet takimi konsultues midis partnerëve shqiptarë në projektet për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë dhe Z. Jose Gutierrez, nga Agjencia Ekzekutive e programit Erasmus +.

Më 30 Nëntor 2017, në ambjentet e Zyrës Kombëtare Erasmus +, u zhvillua takimi konsultues midis Z. Jose Gutierrez, drejtor njësie në Agjencinë Ekzekutive të programit Erasmus +  EACEA në Bruksel, koordinatores së  ZKE + dhe koordinatorëve dhe pikavë të kontaktit shqiptare në projektet e reja për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë.

Ky takim shërbeu për të trajtuar çështje të zbatimit dhe menaxhimit financiar të projekteve të përzgjedhura dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive të partnerëve shqiptar.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “DAPEEWB”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 22 nëntor 2017, vizitën monitoruese për projektin Tempus “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiҫencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor – DAPEEWB”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit POLIS në Tiranë.

Projekti 3 vjeçar DAPEEWB ka mbështetur modernizimin e eduktimit në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi nëpërmjet ngritjes së programeve profesionale në fushën e efiçencës së energjisë, në pesë universitete të këtyre vende.

Projekti koordinohet  nga Universiteti POLIS në Shqipëri dhe përfshin 11 institucione partnere nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Gjermania, Portugalia, Sllovakia, dhe Hollanda. Universiteti POLIS dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit janë universitetet shqiptare në projekt.

Për më tepër informacion: http://co-plan.org/tempus-dapeewb-3/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “Shërbimet Mbështetëse për Rretin e Librarive”.

Stafi i ZKE+ i shoqëruar nga Z. Albert SESE BALLART, oficer politikash pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Arsimin, Rininë, Sportin dhe Kulturen në Komisionin Europian, zhvilloi më 16 nëntor 2017, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Shërbimet Mbështetëse për Rrjetin e Librarive”. Ky aktivitet u zhvillua në një takim të përbashkët ambientet e Zyrës Kombëtare Erasmus+.

Projekti Erasmus + për ngritjen e kapaciteteve në arsim të lartë “Shërbimet Mbështetëse për Rrjetin e Librarive”  mbështet modernizimin e librarive në universitetet partnere nëpërmjet trajnimit të stafeve dhe reformimit të shërbimeve të tyre.

Projekti koordinohet  nga Instituti i Teknologjisë në Limerik të Irlandës dhe përfshin 12 institucione partnere nga Rumania, Gjermania, Irlanda, Britania e Madhe, Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Mali i  Zi dhe Kosova.

Për më tepër informacion: http://www.lnss-projects.eu/bal

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Tiranës

Stafi i ZKE+ i shoqëruar nga Z. Albert SESE BALLART, oficer politikash pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Arsimin, Rininë, Sportin dhe Kulturen në Komisionin Europian ndërmori vizitën monitoruese për projektet e “mobilitetit ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet u zhvillua më 16 Nëntor 2017, në një takim të përbashkët pranë ambienteve të Universitetit të Tiranës/Godina e Rektoratit.

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit Universiteti i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Gjatë periudhës shtator 2015 – tetor 2017 Universiteti i Tiranës ka nënshkruar apo zbatuar 56 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 22 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=2662&lang=sq

Zhvillohet takimi i parë kombëtar i Shoqatës së Alumnive të Ballkanit Perëndimor.

Koordinatorja e Zyrës Kombëtare Erasmus + përshëndeti punimet e takimit të parë kombëtar të Shoqatës së Alumnive të Ballkanit Perëndimor Erasmus, mbajtur më 15 Nëntor, 2017 në Tiranë. Ky aktivitet u fokusua në prezantimin e Shoqatës së Alumnive tek përfituesit shqiptarë të programit Erasmus dhe për diskutimin e ideve/aktiviteteve të ardhshme për rritjen e kontributit të tyre në kontekstin lokal.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “StudAVP”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 9 nëntor 2017, vizitën monitoruese për projektin Tempus “Zhvillimi i arsimit të lartë dhe shoqërisë nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit në fushën e artit dhe medias dhe partneritetit rajonal të studentëve për prodhimin e materialeve audiovizuale   –StudAVP”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Projekti 3 vjeçar StudAVP (2013-2016), ka mbështetur nxitjen e punësimit tek të rinjtë  dhe bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë dhe firmave të prodhimit mediatik nëpërmjet ngritjes së një platforme elektronike dhe ndërhyrjes në kurrikulat audio-vizuale.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Arteve i Beogradit në Serbi dhe përfshin 15 institucione partnere në Serbia, Bullgaria, Sllovakia, Slovenia, Shqipëria dhe Bosnjë & Hercegovina. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit janë universitetet shqiptare në projekt.

Për më tepër informacionhttp://www.studavp.net/en/

 

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet e “mobilitetit ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit. Ky aktivitet u zhvillua më 09 Nëntor 2017, në ambientet e këtij universiteti.

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Gjatë periudhës shtator 2015 – tetor 2017 Universiteti i Durrësit ka zbatuar 11 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 8 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=2662&lang=sq