Zhvillohet takimi informues mbi Erasmus + me studentët shqiptarë.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi ditën e premte, më date 22 dhjetor 2017 në mjediset e librarisë “Tirana Times”, në Tiranë një takim të hapur me studentët shqiptarë rreth mundësive që programi Erasmus + ofron për ta. Gjatë këtij takimi, stafi i zyrës bashkëbisedoi me studentët e pranishëm mbi bursat e ofruara në programet e shkëmbimit akademik afatshkurter dhe programet e plota master të përbashkët, hapat dhe kriteret e aplikimeve individuale si dhe i dha përgjigjie pyetjeve dhe paqartësive të tyrë.

Zhvillohet tryeza e diskutimit “Politikat Europiane për të rinjtë”, më 20 Dhjetor 2017.

Zyra Kombëtare Erasmus + mori pjesë në tryezën e diskutimit mbi “Politikat Europiane për të rinjtë”, e zhvilluar më 20 dhjetor 2017, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë aktivitetit koordinatorja e ZKE + bëri një pasqyrë të pjesëmarrjes së Institucioneve shqiptare të Arsimit të Lartë në katërvjeçarin e parë të zbatimit të programit Erasmus + dhe sfidave për të ardhmen. Aktiviteti u drejtua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit, rektorit,  pedagogëve dhe studentëve  të Universitetit të Tiranës, stafit të ZKE+, përfaqësuesve nga shoqatat e biznesit etj.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “QAinAL”.

Stafi i ZKE+, ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri – QAinAL”. Ky aktivitet u zhvillua në një takim të përbashkët, në ambientet e Universitetit të “New York-ut” në Tiranë me 15 dhjetor 2017.

Projekti 3 vjeçar QAinAL (2015-18), synon të krijojë dhe të mbështesë proceset e sigurimit të cilësisë dhe mekanizmave të menaxhment efektiv dhe përmirësimin e të nxënit në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti koordinohet  nga Universiteti i Salzburgut, në Austri dhe përfshin 13 institucione partnere nga Italia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova.

Për më tepër informacion: http://www.qainal.eu

  

Tryezë diskutimi “Politikat Europiane për të rinjtë”

Programi

Programi
11.00 – 11.20 Fjalë përshëndetëse:

-Z. Genc POLLO, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian
-Prof. Dr. Mynyr KONI, Rektor i Universitetit të Tiranës
-Z. Bledi ÇUÇI, Zv. Kryetar i Komisionit të Integrimit Europian
11:20 – 11.35 Rrugëtimi 4 vjeçar i arsimit të lartë shqiptar në Erasmus +
Znj. Elona SARAÇI, koordinatore e Zyrës Kombëtare të Erasmus.
11:35 – 11.45 Universiteti i Tiranës -një histori suksesi në kuadër të Erasmus+

Z. Elton SKËNDAJ, Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit. Universiteti i Tiranës.

11.45 – 12.15 Pyetje dhe Diskutime
12.15-12.45 Koktej përmbyllës

Zhvillohen takimet konsultuese me Universitetet Shqiptare për thirrjet 2018 në Erasmus +.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi midis dative 12-19 dhjetor 2017, një numër takimesh konsultuese me stafet e caktuara nga universitetet shqiptare për përgatitjen e projekt propozimeve në kuadër të thirrjeve 2018 të programit Erasmus +. Përgjatë këtyre takimeve u mundësua informacioni më i fundit  dhe u diskutua mbi mundësitë brenda dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshijnë për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Përfaqësues nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës, University i Arteve i Tiranës, Universiteti Aldent dhe Universiteti Luarasi morën pjesë në këto takime.