Konsultim publik mbi të ardhmen e programeve të BE-së.

Komisioni Evropian ka lançuar një pyetësor online për të marrë vlerësimin mbi mënyrën e funskionimit të programeve komunitare, përfshirë programin Erasmus +. Ky ushtrim është pjesë e një konsultimi më të gjerë gjë do të përmbyllet në 2018 me hartimin e kuadrit të ardhshëm financiar shumëvjeçarë të BE-së.

Të gjithë përfituesit shqiptarë të programit Erasmus + janë të lutur ta plotësojnë këtë pyëtesor që gjendet në linkun:
https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/MFFpost2020values

Pyetësori zgjat mesatarisht 30 min dhe të jep mundësinë ta ruash dhe ta ripunosh dokumentin në vijimësi. Afati i fundit i plotësimit së pyetësorit është 8 Marsi, 2018.