Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Avancimi i të diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri – GRADUA”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 26 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + GRADUA. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

Projekti 3 vjeçar GRADUA (2017-2020), mbështet nëntë universitete shqiptare në avancimin e të diplomuarve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre nëpërmjet krijimit të platformës për përputhjen e kërkesës së tregut të punës dhe ofertës akademike, lehtësimin e bashkëpunimit mes IAL-ve dhe biznesit, lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës etj.

Projekti koordinohet  nga Universitetit Bujqësor të Tiranës në Shqipëri dhe përfshin 16 institucione partnere në Spanjë, Portugali, Itali, dhe Shqipëri.  

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “IT Governance for Albanian Universities – ITG4AU”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 12 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + ITG4AU. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. 

Projekti 3 vjeçar ITG4AU (2017-2020), mbështet Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin e Durrësit në zhvillimin, përshtatjen dhe zbatimin e një modeli ITG-je për universitetet e tyre dhe rritjes së kapaciteteve në këtë fushë.  

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Ishujve Baleare në Spanjë dhe përfshin 8 institucione partnere në Spanjë, Gjermani, Norvegji, dhe Shqipëri.  

Për më tepër informacion: http://itg4au.uib.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Njohuri për një shoqëri rezistente – K Force”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 12 Prill 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + K-Force. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. 

Projekti 3 vjeçar K-Force (2016-2019), mbështet Universitetin e Tiranës dhe Universitetin EPOKA për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Novi Sadit në Serbi dhe përfshin 14 institucione partnere në Serbi, Suedi, Danimarkë, Slovaki, Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë & Hercegovinë.

Për më tepër informacion: http://kforce.uns.ac.rs