Zhvillohet seminari kombëtar HERE “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve”.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) organizoi më datë 24 Maj 2018, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, seminarin kombëtar me temë “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve”. Punimet e aktivitetit u përshëndetën nga Zv. Ministri i Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Z. Ervin Demo.  

Ky aktivitet mblodhi mbi 50 drejtues, pedagogë, punonjës  të zyrave të karrierës, përfaqësues të strukturave studentore dhe studentë të universiteteve të vendit të cilët

reflektuan dhe diskutuan mbi pengesat, hapat dhe mekinazmat e nevojshme për rritjen e angazhimit të studentëve në strukturat vendimarrëse, sigurimin e cilësisë dhe jetën universitare. Gjithashtu ku aktivitet shërbeu për të ndarë me të pranishmit dhe praktikat e mira evropiane të zbatuara për rritjen e rolit të studentëve në menaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve. Rekomandimet e dala në përfundim të aktiviteit do t’i përcillen Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.  

Bashkëlidhur gjeni prezantimet dhe dukumentat mbështetëse të diskutuara gjatë  seminart HERE  “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve”.

Developing Student Engagement – Eve Lewis

Enhancing the student role in HEIs governance

Konkluzione, Seminari HERE “Rritja e rolit të studentëve në qeverisjen dhe menaxhimin e IAL-ve”

Students and their Support

Ftesë e hapur për pjesëmarrje në Seminari kombëtar HERE “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve”.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin kombëtar me temë “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve” që do të mbahet ditën e enjte, më datë 24 Maj 2018, ora 9:30, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës (salla Silvano Pedrollo).

 

Objektivat kryesore të Seminarit HERE përfshijnë:

 

–       Zbatimin e kërkesave të LAL për rolin e studentëve në IAL-të;

–       Rritjen e angazhimit të studentëve në strukturat vendimarrëse të IAL dhe të sistemit të AL;

–       Diskutimin  për organizimin e sondazhit kombëtar të studentëve;

–       Shkëmbimin e  mendimeve, ideve  dhe përvojave  lidhur me zbatimin e mekanizmave formalë dhe informalë të angazhimit të studentëve;

–       Diskutimin mbi zhvillimin e një kulture institucionale të përfshirjes së studentëve

–       Diskutimin  mbi rolin e studentëve në sigurimin e cilësisë në IAL-të;

–       Paraqitjen e praktikave të mira dhe konkrete evropiane për angazhimin e studenteve dhe të shoqatave të tyre;

–       Diskutimin e disa rezultateteve të pyetësorit për përfaqesuesit në senat në IAL-të publike;

–       Dhënien e rekomandimeve për përmirësime të mëtejshme në rritjen e rolit të studentëve në IAL-të;

 

 

Ju mirëpresim !

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulës së multimedias dhe televizonit digjital – DIMTV”.

Stafi i ZKE+ ndërmori më 10 Maj 2018, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + DIMTV. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit. 

Projekti 3 vjeçar DIMTV (2017-2020), mbështet modernizimin dhe zbatimin e kurseve  në degën e multimedias dhe televizonit digjital në Shqipëri dhe Kosovë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti Aleksandër Moisiu të Durrësit në Shqipëri dhe zbatohet në partneritet me Universitetin e Lubjanës, Universitetin e Tartusë, Universitetin Teknik të Ostravës, Universitetin Epoka, Universitetin e Prishtinës, Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës dhe Radio Televizionin Shqiptar.

Për më tepër informacion: http://dimtv.al/