“Sfidat drejt implementimit të suksesshëm të programit ‘Master i Përbashkët’ ”

Aktiviteti shtyhet per Shkurt 2020

Datë:  16 Dhjetor 2019

Ora: 09:30 – 16:00

Vendi: Universiteti Politeknik I Tiranës.

Programi “Master i përbashkët” është themeluar që në Deklaratën e Bolonjës me Komunikatën e Pragës dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë Universitetet Evropiane ofrojnë programe të përbashkëta si një mjet i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin brenda Zonës Arsimore Evropiane.

Seminari kombëtar ka për objektiv informimin, nxitjen e reflektimit dhe debatit midis pedagogëve, ekspertëve, zyrtarëve publik, mbi zhvillimet e fundit të programit “Master i Përbashkët” në kornizën shqiptare.

Ky aktivitet, pritet të mbledhë më shumë se 100 përfaqësues nga universitet e vendit, ministritë e ndryshme, agjencitë publike që veprojnë në arsimin e lartë, ekspertët shqiptarë dhe të BE-së, etj.

Ju mirëpresim!

Vizitë Studimore HERE: Lëvizshmëria gjithëpërfshirëse: nga synimet e mira deri tek rezultatet e matshme

Data: 21-22 Nëntor 2019

Vendi: Universiteti Vrije Bruksel (VUB), Belgjikë

Organizuar: SPHERE dhe  Universiteti i Vrije Bruksel (VUB)

 

Vizita studimore e Eksperteve të Reformave në Arsimin e Lartë (HERE), në datën 21-22 Nëntor 2019, në  Universitetin e Vrije Bruksel (VUB), demonstroi sesi universitetet e Flanders dhe Flandish po strategjizojnë dhe trajtojnë temën e përfshirjes në ndërkombëtarizim dhe lëvizshmëri, shkëmbim e studentesh dhe stafi.

Vizita studimore ishte gjithashtu një rast për të diskutuar përparësitë aktuale të BE-së për përfshirje dhe lëvizshmëri, se si ato reflektohen në programet e BE-së, dhe rezultatet e një studimi SPHERE që është porositur për të vlerësuar se si vendet partnere po reagojnë / përshtaten me këtë.

Ngjarja adreson të gjithë HERE-ve, në të gjitha nivelet e njohurive dhe përvojës në lidhje me temën: lidershipin e universitetit, stafin mësimdhënës dhe studentët dhe, duke pasur parasysh që kjo ngjarje do të trajtonte politikën dhe perspektivën e sistemit, gjithashtu përfaqësuesit e ministrisë.

Prof. F. Bidaj dhe Prof. A. Paparisto, nga ekspertet shqiptare morën pjesë në këtë aktivitet.

 

Më shumë informacion mbi aktivitetin do të gjeni: https://supporthere.org/brussels2019

Raportin e aktivitetin e gjeni tek linku i mëposhtëm:

https://supporthere.org/sites/default/files/report_here_study_visit_flanders_nov_2019_final_0.pdf

Vizitë Monitoruese për Projektin “SmartAL”, ZKE+ 20 Nëntor, UET

Titulli i projektit: Master In European Innovations for a Sustainable Management of Albanian Territories, Rural Areas and Agriculture: Instruments, Policies, Strategies- SmartAL

Vendi: Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë , Shqipëri

Data: 20 Nëntor 2019

 

Në datë 20 Nëntor  u zhvillua vizita monitoruese e projektit Master In European Innovations for a Sustainable Management of Albanian Territories, Rural Areas and Agriculture: Instruments, Policies, Strategies- SmartALi mbështetur nga programi “Ngritje Kapacitetesh për AL” Erasmus+.

Objektivi kryesor i projektit është të adresoj nevojat e reja të identifikuara të tregut të punës, të nxitura nga politikat publike në të aardhmen, në Shqipëri

Projekti është në vitin e dytë të implementimit dhe ka arritur: zhvillimin e 9 moduleve mësimore. Për më tepër 10 pedagogë shqiptarë kanë realizuar me sukses mobilitete 2-4 javë në universitetet e BE-së, të cilat u përdorën për bashkë-zhvillimin e përmbajtjes së 8 moduleve dhe gjithashtu për përmirësimin e njohurive të tyre teorike në fushat që lidhen me modulin specifik që ata do të japin mësim. Universitetet Shqiptare do t’ju jepet e drejta në Dhjetor 2019, mundësia për të zhvilluar dhe licencuar Programet Master të Ekzekutivit të ciklit të 3-të. Universitetit Bujqësor i Tiranës, do të aplikoj për Programin Master Ekzekutiv në “Menaxhimin e Territorit dhe politikat Evropiane”.

Konsortiumi i projektit është i përbërë prej 8 patnerë, ku Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti “Fan Noli” Korçë janë tre patnerët shqiptar.

Për më shumë informacion gjeni tek website i projektit:

http://smartal.uet.edu.al/

Më tepër informacion mbi  projektet “Ndërtim kapacitetesh” i gjeni edhe tek website i ZKE+:

http://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2015.pdf

http://erasmusplus.al/?page_id=1114

    

Vizitë Monitoruese për Projektin “euroPS”, ZKE+ 20 Nëntor, UET

Titulli i projektit: Curriculum Development joint European Political Science MA – euroPS

Vendi: Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë , Shqipëri

Data: 20 Nëntor 2019

 

Në datë 20 Nëntor  u zhvillua vizita monitoruese e projektit Curriculum Development joint European Political Science MA – euroPSi mbështetur nga programi “Ngritje Kapacitetesh për AL” Erasmus+.  Projekti, brenda tre viteve të zbatimit te tij, ka arritur me sukses qëllimin për zbatimin e  Diplomës shumëpalëshe të Përbashkët ( Multiple JD) në fushën e  Shkencave Politike në nivelin MA (120 ECTS) me aplikimin dhe realizimin ne fund të projekit diplomë me standarte Evropiane. Si projekt i modernizimit dhe evropianizimit, ai do të mbështesë reflektimin dhe forcimin e standardeve në partnerët e Bashkimit Evropian dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe intensifikimin e shkëmbimit të rregullt akademik të praktikave të mira dhe rrjetëzimit të qëndrueshëm midis partnerëve BE-BP, por veçanërisht midis Ballkanit Perëndimor.

Një nga produktet e projektit është edhe E-Library (Libraria Online), qe ne vitin e parë  ky produkt ka mbeshtetur dhe siguruar cilësinë në kërkimet shkencore, si edhe programi është një mjet kundër plagjiaturës dhe përkrahjen e pajisjeve informatike në përmirësimin e mjedisit mësimor në të dy Universitetet Shqiptare.

Deri sot janë 19 studentë shqiptarë të regjistruar që përfitojnë nga njohuritë, kompetencat, praktikat dhe mundësitë për shkëmbim kulturor që ai ofron.

Konsortiumi i projektit është i përbërë prej 11 patnerë, ku Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti i Tiranës janë dy patnerët shqiptar.

Për më shumë informacion gjeni tek website i projektit:

www.euro-ps-org

Më tepër informacion mbi  projektet “Ndërtim kapacitetesh” i gjeni edhe tek website i ZKE+:

http://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2015.pdf

http://erasmusplus.al/?page_id=1114

   

Stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus+ në takimin “NEO-ICP 2019”

Data: 13-14/11/2019

Vendi: Salla e mbledhjes EACEA dhe Crown Plaza Brussels, Brussels, Belgjikë.

Organizuar: EACEA

Aktiviteti takim “NEO-ICP” është  vazhdimi i aktiviteteve vjetore që sjellin së bashku Zyrat Kombëtare të Erasmus-it (NEO) dhe Pikat Ndërkombëtare të Kontaktit (ICP) të Agjencive Kombëtare. Qëllimi i përgjithshëm i takimit njëditor të NEO / ICP është të inkurajojë rrjetëzimin midis aktorëve të ndryshëm në mënyrë që të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin midis IAL-ve nga programi dhe vendet partnere në kuadrin e dimensionit ndërkombëtar të Programit Erasmus +. Për më tepër, ngjarja do të shërbejë për të informuar si NEO dhe ICP për risitë e thirrjes së ardhshme dhe tendencat e përgjithshme në politikat e Arsimit të Lartë të Bashkimit Evropian

Në ditën e dytë të takimit gjatë Panairit të Kontakteve me Agjencitë Kombëtare të vendeve të programit, znj Erida CURRAJ, stafi i ZKE+ prezantoi arritjet dhe sfidat e IAL-ve shqiptare dhe sistemit arsimor në Shqipëri.  Ky takim do të nxisi më shumë inisiativat e përbashkëta si edhe do të rrisi sinergjitë ndërmjet  Institucioneve të AL në vendet e programit dhe IAL shqiptare.

Më shumë informacion gjeni:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/events/neo-icp-meeting-2019_en

ose në facebook-un: Albanian Erasmus+Office

https://www.facebook.com/Albanian-Erasmus-Office-359546980904543/

          

CALL 2020- U hapen thirrjet për Aplikimeve 2020 për Programet Erasmus+

– Key Action 1 (KA1) – Shkëmbim Studimor të Individit

– Key Action 2 (KA2) – Bashkëpunim për inovacion dhe shkëmbim të praktikave të mira

– Key Action 3 (KA3) – Mbështetje për reformën e politikave

– Jean Monnet activities

– Sport

Cdo institucion publik ose privat aktiv në fushën e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit mund të aplikojë për fonde në kuadër të Programit Erasmus +

Për më shumë informacion gjeni linkun më poshtë:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents/erasmus-programme-guide-2020_en

SEMINAR RAJONAL HERE- EKPERTET E REFORMAVE TE ARSIMIN E LARTE

NE MBESHTETJE TE PERPJEKJEVE PER TE PERFORCUAR DIMENSIONIN SOCIAL NE ARSIMIN E LARTE.

Me pjesëmarrjen e :

-HERE dhe NEO nga vendet e rajonit

-Anëtar senati te komisionit te planit strategjik

-ASCAL

-Përgjegjës departamenti

-Koordinator programi studimi

-Perfaqësues të studenteve

-Perfaqësues të zyrave SC dhe Karrierës.

 

Datë:  26 Nëntor  2019

Ora:    9.30- 16.00

Institucioni pritës: Universiteti i Tiranës, Fakulteti I shkencave të , Tiranë