Second round call in ERASMUS + KA1 “International Credit Mobilities”.

Pas mbylljes së raundit të parë të aplikimeve, Komisioni Evropian ka vendosur të hapë një raund të dytë aplikimesh vetëm për komponentin KA1 të Erasmus+ International Credit Mobility”.  Ky komponent ka në qendër vetëm shkëmbime studentësh dhe stafesh akademike dhe administrative. Kohëzgjatja e shkëmbimeve për studentët do të jetë nga 3-12 muaj, për stafet akademike dhe administrative 5 ditë deri në dy muaj.

Ai konsiston në lidhjen e marrëveshjeve dy paleshe ndërinstitucionale midis universiteteve shqiptare dhe universiteteve nga disa vende  të Programit që kanë ende buxhet të mbetur nga raundi i parë i aplikimeve, si vijon: Gjermani, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Austri, Belgjikë, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Irlandë, Letoni, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë, Maqedoni

Kohëzgjatja e projekteve të reja do të jetë e kufizuar me 16 muaj ndërsa zbatimi i tyre do të fillojë në 1 shkurt 2016.

Si të aplikojmë?

Hapi i parë: Aplikimi në këtë fazë është vetëm institucional dhe jo individual. Universiteti shqiptar zgjedh universitetin partner me të cilin do të kryejë shkëmbimet. Universiteti duhet të jetë detyrimisht nga një prej vendeve të mësipërme;

Hapi i dytë: Së pari shprehet interesi për të marrë pjesë në projektet e “International Credit Mobility”. Në rast se universiteti i zgjedhur bie dakord në parim, negociohen shkëmbimet: numri i studentëve dhe i stafit, njohja e periudhës së studimit, etj. Ky negocim konsiston në diskutimin e marrëveshjes ndër-institucionale e cila ndodhet në linkun në vijim. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga rektorët përkatës ose nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Për universitetet që nuk kanë programe në gjuhë të huaj, shkëmbimet e studentëve do të kërkohen nga universiteti shqiptar në drejtim të universitetit të zgjedhur. Shkëmbimet e stafit mund të jenë në të dy drejtimet për qëllime mësimdhënieje ose trajnimi.

Hapi i tretë: Universiteti evropian (jo ai shqiptar) plotëson formularin e aplikimit në emër të universiteteve partnere që ka zgjedhur dhe e dorëzon atë pranë Agjencisë Kombëtare në vendin e tij.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: DATA 24 Shtator 2015.

Për më tepër:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/2015/documents/higher-education-student-staff-mobility_en.pdf

Comments for this post are closed.