Aplikoni per shkëmbime afatshkurtra në Erasmus Mundus

Programi Erasmus Mundus i ofron çdo studenti, pedagogu apo të punësuari në Institucionet e Arsimit të Lartë  mundësinë e shkëmbimeve akademike afatshkurtra në një mori universitetesh evropiane. Pjesmarrja në program bëhet nëpërmjet aplikimit individual dhe kur ky rezulton i suksesshëm, Erasmus Mundus do të mbulojë të gjithë shpenzimet  e pjesëmarrjes.

Në varësi të ciklit të shkollimit, periudha e shkëmbimit varion nga:

–          një semestër deri në një vit akademik për nivelin bachelor,

–          një semestër deri në dy vjet për nivelin master,

–          6 muaj deri në 36 muaj për nivelin e doktoratës;

–          6 muaj deri në 10 muaj për nivelin postdoktoratë;

–          1 muaj për stafet akademike dhe administrative;

Gjuha e studimit është e ndryshme në varësi të universitetit pritës.

Për të aplikuar në Erasmus Mundus, klikoni në linkun  bashkëngjitur dhe ndiqni hapat e mëposhtme:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/funding/available_partnerships.php

Hapi 1: Zgjidhni një nga katër partneritet Erasmsu mundus“ TECH-WB, SUNBEAM, SIGMA, EUROWEB”;

Hapi 2 Shihni ofertën akademike;

Hapi 3. Zgjidhni programin e shkëmbimit që përputhet me fushën tuaj akademike dhe nivelin e studimit (Bch, Master ose PhD);

Hapi 4. Shihni kërkesat e programit të studimit dhe afatin e aplikimit;

Hapi 5. Aplikimi bëhet online në adresën e dhënë në partneritet.