Zhvillohet Seminari Kombëtar HERE mbi “Kornizën shqiptare të kualifikimeve”.

Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) zhvilloi ditën e Hënë, më datë 7 Nëntor  2016, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës seminarin kombëtar me temë “Korniza shqiptare e kualifikimeve”.

Seminari kombëtar HERE shërbeu për nxitjen e reflektimit dhe debatit midis stafeve akademike, ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve publike mbi zhvillimet e fundit sa i përket kornizës shqiptare të kualifikimit dhe rrjedhojat në Arsimin e Lartë dhe shoqërinë e gjerë, si dhe për prezantimin e kornizës kombëtare të kualifikimeve të Kroacisë.

Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarë të stafeve akademike nga universitet e vendit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, agjencive publike të arsimit të lartë, ekspertë shqiptarë dhe të BE-së, përfaqësues të komunitetit të biznesit etj