Stafi i ZKE+ ndërmori më 10 Prill 2017, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + K-Force. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit EPOKA në Tiranë. 

Projekti 3 vjeçar K-Force (2016-2019), mbështet Universitetin e Tiranës dhe Universitetin EPOKA për të ndërtuar një themel të qëndrueshëm arsimor në fushën e Menaxhimit të Riskut të Katastrofave dhe Inxhinierisë së Sigurisë ndaj Zjarreve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Novi Sadit në Serbi dhe përfshin 14 institucione partnere në Serbi, Suedi, Danimarkë, Slovaki, Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë & Hercegovinë.

Për më tepër informacion: http://kforce.uns.ac.rs