Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, më 27 Dhjetor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 27 Djetor 2016, në ambientet e universitetit  “Aleksandër Moisiu” të Durrësit  ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë komponent e (i) Shkëmbimeve afatshkurtra akademike (KA1 International credit mobility); (ii) “Rritjes së kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA 2Capacity Building in Higher Education) dhe Projektet Jean Monnet.

Në këtë aktivet një hapsirë e veçantë ju mundësua shpjegimit të mundësive individuale për shkëmbim akademik afatshkurtër dhe programe të plota studimi, ku stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus + dhe i zyrës së marrdhënieve me jashtë të Universiteit të Durrësit detajuan aktivitet  e programit për masterat e përbashkët (Joint Master Degree), partneritet Erasmus Mundus (EM Partnerships) dhe shkëmbimet e afatshkurtra akademike (International credit mobility).