Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, më 5 dhjetor 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 6 dhjetor 2016, në ambientet e universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik, si dhe të studentëve të Universitetit të Gjirokastrës të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së projekt propozimeve të suksesshme në Erasmus+.