Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Luigj Gurakiqi” i Shkodrës. Ky aktivitet u zhvillua më 22 Nëntor 2016, në ambientet e rektoratit të USH-së.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjen e krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Shkodrës, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Shkodrës aktualisht po zbaton 10 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: https://erasmusplus.al/?page_id=1199