Zhvillohen takimet e Znj Anila Troshani, nga Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian me institucionet partnere në Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve të programit Erasmus + të organizuara në Tiranë në datat 24-27 Tetor, Znj. Anila Troshani, drejtore për komponentin “Forcimi i kapaciteteve në Arsimin e Lartë” të Erasmus+ pranë Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian në Bruksel vizitoi Shqipërinë dhe zhvilloi më datë 24 Tetor 2016, një numër takimesh me institucione partnere si Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe  Zyra e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

 

Në takimin e kortezisë së zhvilluar me Zv. Ministrin e Arsimit Redi Shtino u diskutua mbi disa nga  reformat e ndërmarra nga Qeveria në Arsimin e Lartë, si dhe mbi nevojën e forcimit të rolit të MAS dhe rritjes së angazhimit të saj në kuadër të projekteve Erasmus +.