Stafi i ZKE+, ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ “ Fuqizimi i potencialit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë për mbështetjen e rritjes në rajonin e Ballkanit –  Re@WBC”. 

Ky aktivitet u zhvillua në dy takime të ndryshme, i pari në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me 8 korrik 2016 dhe i dyti në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, më 14 korrik 2016. 

Projekti 3 vjeçar Re@WBC (2015-18), synon fuqizimin e menaxhimit të potencialit kërkimor në institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe europiane për kërkuesit.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Nishit, në Serbi dhe përfshin 12 institucione partnere nga Belgjika, Britania e Madhe, Italia, Serbia, Mali i zi,  Shqipëri dhe Bosnja & Hercegovina.

Për më tepër informacion: http://rewbc.ni.ac.rs/