Zhvillohet dita rajonale informative për Erasmus + në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, më 7 Korrik 2016.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi  më 7 Korrik 2016, në ambientet e universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës ditën rajonale informative për Erasmus +’.

Ky aktivitet shërbeu për promovimin e dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshin për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA 2Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

-Aplikimi për bursë në Masterat e Përbashkët (Joint Master Degrees);

Ky aktivitet nxiti interesin dhe tërhoqi pjesëmarrjen e stafit administrativ dhe akademik të Universitetit të Vlorës dhe studentëve të tij, të cilët nëpërmjet prezantimeve të zyrës,  rritën njohuritë e tyre mbi procesin e aplikimit në mundësitë e ndryshme të programit dhe mënyrën e përgatitjes së një projekt propozimi të suksesshëm në Erasmus+.