Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “Cilësia në kërkim – QiR”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus “Cilësia në kërkim”. Ky aktivitet u zhvillua në dy takime të veçanta, i pari i zhvilluar në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, më datë 24 Mars, 2016 dhe i dyti i zhvilluar në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës , më datë 13 Prill, 2016.
Projekti 3 vjeçar Tempus “Cilësia në kërkim” (2011-14) ka mbështetur universitet pjesëmarrëse në forcimin e sigurimit të cilësisë në kërkimin shkencor dhe përshtatjen e standardeve në kërkim me ato të vendeve anëtare të BE-së.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Sarajevës, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe përfshin 13 institucione partnere nga Gjermania, Austria, Franca, Finlanda, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria.

www.qinr.ac.me