Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese të projektit tempus SPEED. Ky aktivitet u zhvillua në dy takimeve të veçanta, të mbajtura në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës, më datë 27 Mars 2015 dhe në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës, më datë 30 Mars 2015.

 Projekti 3 vjeçar SPEED (Dhjetor 2013-Nëntor 2016) synon të zhvillojë reformën akademike në fushën e shkencave sportive, duke përfshirë IAL-të e vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor përtej konflikteve ekzistuese, uljen e tensioneve dhe fuqizimin e harmonizimit në rajon, në përputhje me politikat e zgjerimit të BE-së.

 Projekti është përgatitur nga Universiteti i Romës “Foro Italico”, nga tre Universitete në Shqipëri( Universiteti i Sporteve i Tiranës, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Elbasanit), nga Universiteti i Prishtinës (Kosova) dhe tre Universiteteve në Serbi (Universiteti i Beogradit, Universiteti i Nishit dhe Universiteti i Novi Sadit). Ky projekt ka partneritetin edhe të tre Universiteteve të tjera të Evropës (Universiteti Kombëtar & Kapodistrian i Athinës, Universiteti i Danimarkës Jugore, Universiteti i Vienës).

 Për më shumë informacion: http://tempus-speed.eu/