Zhvillohet seminari kombëtar HERE “Rëndësia e studimeve të doktoratës”

Ekspertët për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare Erasmus + dhe Universitetin ‘Aleksandër Moisiu” të Durrësit, organizuan më datë 18 tetor 2017, në Universitetin e Durrësit, seminarin kombëtar me temë “Rëndësia e studimeve të doktoratës”.

Ky seminar mblodhi së bashku mbi 60 anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, etj, punonjës së Zyrës Kombëtare Erasmus + dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilët reflektuan dhe diskutuan rreth aspekteve praktike dhe teorike të hulumtimeve të doktoratës, shkrimit të tezave cilësore edhe procedurës së realizimit të tyre.

Punimet e këtij aktiviteti u mbështetën nga pjesëmarrja e dy ekspertëve ndërkombëtar Prof. Melita Kovacevic, kryetare e Këshillit të Shoqatës së Universiteteve Evropiane për Edukimin Doktoral dhe pedagoge në Universitetin e Zagrebit dhe Prof. Lucas Zinner, kryetar i shërbimeve të kërkimit dhe zhvillimit të karrierës në Universitetin e Vjenës, të cilët referuan dhe ndanë përvojën e tyre lidhur me praktikat e mira evropiane mbi organizimin dhe sigurimin e cilësisë së kërkimit shkencor dhe përgatitjen e tezës së doktoraturës.

Bashkëlidhur gjeni prezantimet e ekspertëve gjatë seminarit HERE “Rëndësia e studimeve të doktoratës”.

Legal Framework for PHD studies in Albania, Pustina 2017

Melita Kovacevic Durres 2017 (Doc Edu in Zagreb)

Melita Kovacevic – Evolution of Doctoral Education in Europe

Prof. Lucas Zinner Case Study – Vienna

Prof. Lucas Zinner- What makes a good doctorate