Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet e “mobilitetit ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit. Ky aktivitet u zhvillua më 09 Nëntor 2017, në ambientet e këtij universiteti.

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Gjatë periudhës shtator 2015 – tetor 2017 Universiteti i Durrësit ka zbatuar 11 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 8 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=2662&lang=sq