Zhvillohet vizita monitoruese për Projektet ICM të Universitetit të Tiranës

Stafi i ZKE+ i shoqëruar nga Z. Albert SESE BALLART, oficer politikash pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Arsimin, Rininë, Sportin dhe Kulturen në Komisionin Europian ndërmori vizitën monitoruese për projektet e “mobilitetit ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet u zhvillua më 16 Nëntor 2017, në një takim të përbashkët pranë ambienteve të Universitetit të Tiranës/Godina e Rektoratit.

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit Universiteti i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Gjatë periudhës shtator 2015 – tetor 2017 Universiteti i Tiranës ka nënshkruar apo zbatuar 56 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 22 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: http://erasmusplus.al/?page_id=2662&lang=sq