Zhvillohen takimet konsultuese me Universitetet Shqiptare për thirrjet 2018 në Erasmus +.

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi midis dative 12-19 dhjetor 2017, një numër takimesh konsultuese me stafet e caktuara nga universitetet shqiptare për përgatitjen e projekt propozimeve në kuadër të thirrjeve 2018 të programit Erasmus +. Përgjatë këtyre takimeve u mundësua informacioni më i fundit  dhe u diskutua mbi mundësitë brenda dimensionit ndërkombëtar të Arsimit të Lartë të programit Erasmus +, që përfshijnë për Shqipërinë:

– Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (KA1 International credit mobility);

– Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafe dhe studentë, (KA2 Capacity Building in Higher Education);

– Projektet Jean Monnet;

Përfaqësues nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë i Tiranës, University i Arteve i Tiranës, Universiteti Aldent dhe Universiteti Luarasi morën pjesë në këto takime.