Zhvillohet tryeza e diskutimit “Politikat Europiane për të rinjtë”, më 20 Dhjetor 2017.

Zyra Kombëtare Erasmus + mori pjesë në tryezën e diskutimit mbi “Politikat Europiane për të rinjtë”, e zhvilluar më 20 dhjetor 2017, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë aktivitetit koordinatorja e ZKE + bëri një pasqyrë të pjesëmarrjes së Institucioneve shqiptare të Arsimit të Lartë në katërvjeçarin e parë të zbatimit të programit Erasmus + dhe sfidave për të ardhmen. Aktiviteti u drejtua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit, rektorit,  pedagogëve dhe studentëve  të Universitetit të Tiranës, stafit të ZKE+, përfaqësuesve nga shoqatat e biznesit etj.