Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën e impaktit të projektit Tempus SPEED. Ky aktivitet u zhvillua në dy takimeve të veçanta, të mbajtura në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës, më datë 9 korrik 2018 dhe në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës, më datë 10 korrik 2018.

Projekti 3 vjeçar SPEED mbështeti reformën akademike në fushën e shkencave sportive, duke përfshirë IAL-të e vendeve të Ballkanit Perëndimor përtej konflikteve ekzistuese, ndikoi në uljen e tensioneve dhe fuqizimin e harmonizimit në rajon, në përputhje me politikat e zgjerimit të BE-së.

Projekti u koordinua nga Universiteti i Romës “Foro Italico” dhe përfshiu  Universitetin e Sporteve të Tiranës, Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Elbasanit,  Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Beogradit, Universitetin e Nishit, Universitetin e Novi Sadit, Universitetin Kombëtar & Kapodistrian te Athinës, Universitetin e Danimarkës Jugore dhe Universitetin e Vienës.

Për më shumë informacion:  http://tempus-speed.eu/