Zhvillohet aktiviteti përmbyllës dhe vizita monitoruese për Projektin Erasmus+ “QAinAL”.

Stafi i ZKE+, mori pjesë në aktivitetin përmbyllës dhe ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri – QAinAL”. Këto aktivitete u zhvilluan në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë me 17 shtator 2018 dhe në ambientet e Hotel Adriatikut në Durrës me 18 shtator 2018.

Projekti 3 vjeçar QAinAL (2015-18) mbështeti proceset e sigurimit të cilësisë dhe mekanizmave të menaxhment efektiv dhe përmirësimin e të nxënit në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti u koordinua  nga Universiteti i Salzburgut, në Austri dhe përfshin 13 institucione partnere nga Italia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova.

Për më tepër informacion: http://www.qainal.eu