NEO Shqipëri dhe HERE Shqipëri në seminarin “Zhvillimi dhe Integrimi i Praktikës Akademike: Arsimi i Bazuar në Kërkim” 13 May 2019

Datë: 13/05/2019 – 9:30 deri 15:25

Vendodhja: Universiteti I Shkodres “Luigj Gurakuqi”

Qyteti: Shkodër

Organizuar: Zyra Kombëtare  Shqiptare Erasmus+ (NEO) me Ekspert të Reformës të Arsimin të Lartë Shqiptar (HERE).

Ekipi i Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë Shqiptar (HERE) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare Shqiptare Erasmus + dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, organizuan në 13 maj 2019 në ambjentet e Universitetit të Shkodrës, seminarin “Zhvillimi dhe Integrimi i Praktika akademike: Arsimi i bazuar në Kërkim “.

Seminari u përqëndrua në Parimet e Strategjive te Mesimnxënies dhe Mesimdhënies  të Bazuar në Kërkimi dhe si ato mund të zbatoheshin në Institucionet e Arsimit të Lartë. Ekspert-ja Prof. Melita Kovaçeviç (Ekspert i BE-së, ish-Rektore e Kërkimit dhe Teknologjisë, Universiteti i Zagrebit), folës-ja kryesore e seminarit, prezantoi përvojën dhe udhëzoi se si këto praktika mund të zbatoheshin. Ekspert të Reformës të Arsimin të Lartë Shqiptar e pasuruan seminarin me eksperiencën në kontekstin Shqiptar, të ndjekur nga përvoja personale e Studenteve në disa prej Universiteteve Shqiptare.

Seminari mblodhi rreth 100 pjesëmarrës që vinin nga  Institucionet të Arsimit të Lartë në Shqipëri (Tirana, Elbasan, Shkodra, Vlora, Gjirokatra, dhe Durrës), stafi I Zyrës Kombëtare  Shqiptare Erasmus+ , përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sporteve dhe studentë.

  • PREZANTIME

01 Melita Kovacevic, EU Expert.

02 Anila Paparisto, HERE Albania.

03 Bizena Bijo, HERE Albania and Flamur Bidaj, HERE Albania

04 Mrs. Melita Kovacevic, EU Expert

05 Students Presentation from TU and PUT

HERE Link