Vizitë Monitoruese, Stafi I Erasmus+ në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Në datën 13 maj 2019, Stafi i NEO Shqipëri, organizoi një takim monitories në kuadër te projektit ICM me temë “Reformimi i Studimeve të Doktoraturës në Malin e Zi dhe Shqipëri -paradigmë e një praktike të mirë”, që është duke u zbatuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Takimi siguron drejtësinë dhe transparencën e kritereve të përdorura dhe procesit përzgjedhjës, të pjesëmarrjes në mobilitet. U diskutuan plotësimet e dokumenteve të detyrueshme si: Marrëveshje Patneriteti, Sigurimi i Cilësisë, Plani i Menaxhimit, Plani I Vizibilitetit dhe i perdorimit, si edhe vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë fazave të para të projekti. Stafi i NEO Shqipëri udhëzoi dhe dha rekomandime për të përmirësuar zbatimin në kohë të projektit Lëvizshmëria Ndërkombëtare e Kreditive (Shkëmbimet Sutdentore).  

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gjatë periudhës 2015- 2020, ka 9 partneritete ICM në zbatim në Shqipëri.