Në datën 24 Maj 2019, në ambjentet e Rektoratit të Universitetit “Fan Noli”, të Korçës u zhvillua seminari “Reformimi i programeve të studimit: Përgatitja e standardeve akademike”. Aktiviteti është në kuadër të rritjes të kapaciteteve mësimdhënës, në përgatitjen e standardeve akademike, në perputhje me aktet nënligjore dhe procesin Bologna. Seminari kishte një audience të gjerë të pedagogëve, zv rektorja e Universitetit të Korçës si dhe koordinatorë të programeve të studimit.

 Objektivat e aktivitetit janë: (a) Të transferojë njohuritë për elementet e standardeve akademike në dy fusha te rëndësishme: Mësuesia dhe Inxhinieria, (b)Të ngrejë kapacitetet për zbatimin real të standardeve akademike në proceset e projektimit, rishikimit dhe përmirësimit të programeve të studimit. (c) Të paraqes praktika të mira për forcimin e aftësive praktike të studenteve me fokus në Bujqësi dhe Shkencat e Veterinarisë. Seminari shërbeu, përveç rezultateve të pritshme edhe për transferimin e përvojës në drejtim të proçeseve të projektimit, rishikimit dhe riorganizimit të programeve të studimit, në përputhje me kërkesat e ligjit te AL dhe akteve nënligjore përkatëse.

Sensibilizimin e personelit akademik dhe të strukturave drejtuese për të ndërtuar procese reale te rishikimit dhe /ose riorganizimit të programeve të studimit si edhe  ngritje kapacitetesh për të kuptuar më mirë kërkesat e kodit të cilësisë në lidhje me programet e studimit

Një fokus të vecant jua dha rritjes dhe mbështetjeve të studenteve dhe përfshirjen e të gjithë partnereve sociale, sidomos pushtetin lokal dhe  komunitetin e biznesit.

Aktiviteti i datës 24 Maj, vazhdoi me Konferencën e Parë Ndërkombëtare me temë: “Aplikimi i kërkimit shkencor dhe metodat e edukimit”, RAEM (Research Applicaions and Educational Methods). Konferenca kishte për qëllim të sillte në fokus problemet kryesore që kanë universitetet brenda dhe jashtë vendit në lidhje me zbatimin e kërkimit shkencor dhe metodat e edukimit. Grupi i eksperteve  të reformave në arsimin e lartë, prezantoi raste studimore në programet e inxhinierisë dhe të biologjisë.

Program

Prezantimi