Erasmus+Quiz, aktivitet në kuadër te ditëve ndërkombëtare Erasmus+

Aktiviteti Erasmus+Quiz është një ndër aktivitetet  që zhvillohen në qytetin e Tiranës në kuadër të Erasmus+Days 2019. Pyetësori do të jetë përqëndruar në programet Erasmus+, njohuri mbi mundësitë që ofron programi, eksperiencat, vendet dhe kulturat që përfshihen në këtë program.

 

Zyra Erasmus+ në Tiranë fton në orën 20:00, datë 12 Tetor, në Destil Tirana, të gjithë ata që kanë eksperiencë të dëgjuar dhe jetuar, ata që kanë nevojë të mesojnë më shumë për Erasmus+ dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të argëtohen.

Çmimet për fituesit, nuk do të mungojnë