Data: 9-10 Shtator 2019

Vendi: Universitetin e Shkencave të Aplikuara, Vienë, Austri

Organizuar: Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vienës, dhe SPHERE

 

Në datat 9-10 Shtator 2019, u organizua vizita studimore për ekspertët e arsimit të lartë (HERE), me titull “Edukimi i bazuar në kompetenca; bazat, prespektivat dhe implementimi” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, Vienë, Austri, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha niveleve, si edhe ekspertët nga të 25 shteteve. Shqipëria u përfaqësua nga profesoreshat A. Paparisto dhe E. Fetahu si anëtare të grupit HERE Erasmus + për Shqipërinë.

Të mësuarit bazuar në kompetenca është një koncept, i cili ka marrë një interes të veçantë në institucionet e arsimit të lartë në rajon dhe Europë për shkak të ndryshimeve që ka pësuar tregu i punës dhe problematikave që lidhen me punësimin.

Në kuadër të këtij aktiviteti është publikuar artikulli i mëposhtëm:

Mësimi bazuar në kompetenca dhe aftësi. Një prespektivë domethënëse për nevojat e tregut dhe marrëdhënien biznes-universitet. » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Më shumë informacione për aktivitetin mund të gjeni:

https://supporthere.org/vienna2019/