Datë: 21 Janar, 2020

Vendodhja: Universiteti Bujqësor i Tiranës

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+

Zyra Kombëtare Erasmus+ AL në Shqipëri, në datën 21 Janar zhvilloi vizitën monitoruese për programin Erasmus+”Shkëmbim Studentor dhe Stafi” (International Credi Mobility KA01) në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

UBT ka zhvilluar me suksese gjatë dy viteve të fundit mbi 26 Marrëveshje me Universitete nga 14 vendeve të programit ku kanë përfituar;

  • mbi 250 student mundësinë e shkëmbimit studentor në të tre nivelet, baçelor, master dhe doktoraturë;
  • mbi 100 staf akademik, mundësinë për të trajnuar apo për të dhënë mësim si dhe rreth 80 staf akademik nga vendet e programit kanë dhënë mësim në mjediset e UBTs.

Cdo vit akademik UBT shpall informacionin, listen e marrëveshjeve të KA1 (ICM) në faqen zyrtare si mënyra më transparente e informimit, në linkun: https://ubt.edu.al/…/20…/04/Shkembimet-2019_UBT_Erasmus-.pdf

Të gjitha thirjet për mobilitete janë të paraqitura në faqen zyrtare të UBT. Linku ne faqen UBT https://ubt.edu.al/sq/njoftimet/