Datë: 08 Janar, 2020

Vendodhja: Universiteti Bujqësor I Tiranës

Organizuar: ZKE+ dhe UBT-Projekti Gradua

Në datën 08 Janar 2020, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua vizita monitoruese e projektit “Përparimi dhe zhvillimi i të diplomuarve të kapaciteteve universitare në Shqipëri” (Graduates Advancement and Development of University capacities in Albania. GRADUA), i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.

Projekti, me konsortium 16+1 patnerë nga Europa dhe Shqipëria, synon të krijojë sinergji konkrete midis Universiteteve dhe tregut të punës, përmes sigurimit të një sistemi unifikues. Platforma e krijuar është në dispozicion të diplomuarve dhe bizneseve.  Gjenerimi i raporteve nga sistemi do të ndihmojë performancat e sistemit arsimor dhe do të sigurojë mjete inovative të rekrutimit.

Për t’u regjistruar kompanitë/studentët, ndiqni linkun e mëposhtëm:

http://gradua.almalaurea.it  dhe mund të përdorni Enterprises Manual

Duke përdorur platformën, ndërmarrjet do të jenë në gjendje të gjejnë kandidatët e duhur bazuar në studimet dhe aftësitë e tyre. Filloni të mbani kontakte me punëtorë të kualifikuar direkt nga universiteti.

Për më shumë informacion website-i i projektit:

www.graduaproject.com

ubt.edu.al/sq/gradua-project/

Më shumë informacion për programin Erasmus+, CBHE:

https://erasmusplus.al/?page_id=1114

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding/capacity-building-in-the-field-of-higher-education-2020_en