Data: 28 Shkurt 2019

Vendi: Universiteti Bujqësor i Tiranës

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+ and HERE Shqipëria.

Në datën 28 Shkurt 2019, në ambjentet e universitetit Bujqësor të Tiranës u zhvillua seminari “Specialite të Zgjuara”, organizuar nga ZKE+ dhe HERE Shqipëria.   Në seminar ishte I ftuar, Z Amin Mahn nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Kërkimit Austriak.  Në seminar morën pjesë mbi 60 veta, aktorë të ndryshëm nga akademia,  sektori privat dhe ai administratës shtetërore.

Temat kryesore që u adresuan  në seminarë janë :

  • Sfidat dhe përfitimet që sjell bashkëpunimi në partneritet me IAL-Biznes në kuadër të një zhvillimi rajonal të qëndrueshëm,
  • Si ndikojne IAL-të në krijimin e mjedisit te duhur për “Specialitetet e Zgjuara”.
  • Paraqitja e praktikave te mira dhe konkrete evropiane lidhur me pergatitjen e nje strategjie per “smart specialization”.

Më shumë informacion për HERE, gjeni tek : https://supporthere.org/