Data: 13-14/11/2019

Vendi: Salla e mbledhjes EACEA dhe Crown Plaza Brussels, Brussels, Belgjikë.

Organizuar: EACEA

Aktiviteti takim “NEO-ICP” është  vazhdimi i aktiviteteve vjetore që sjellin së bashku Zyrat Kombëtare të Erasmus-it (NEO) dhe Pikat Ndërkombëtare të Kontaktit (ICP) të Agjencive Kombëtare. Qëllimi i përgjithshëm i takimit njëditor të NEO / ICP është të inkurajojë rrjetëzimin midis aktorëve të ndryshëm në mënyrë që të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin midis IAL-ve nga programi dhe vendet partnere në kuadrin e dimensionit ndërkombëtar të Programit Erasmus +. Për më tepër, ngjarja do të shërbejë për të informuar si NEO dhe ICP për risitë e thirrjes së ardhshme dhe tendencat e përgjithshme në politikat e Arsimit të Lartë të Bashkimit Evropian

Në ditën e dytë të takimit gjatë Panairit të Kontakteve me Agjencitë Kombëtare të vendeve të programit, znj Erida CURRAJ, stafi i ZKE+ prezantoi arritjet dhe sfidat e IAL-ve shqiptare dhe sistemit arsimor në Shqipëri.  Ky takim do të nxisi më shumë inisiativat e përbashkëta si edhe do të rrisi sinergjitë ndërmjet  Institucioneve të AL në vendet e programit dhe IAL shqiptare.

Më shumë informacion gjeni:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/events/neo-icp-meeting-2019_en

ose në facebook-un: Albanian Erasmus+Office

https://www.facebook.com/Albanian-Erasmus-Office-359546980904543/