ICM_Vizitë Virtuale Monitoruese_UVlora_2020

Datë: 04 Qershor,2020

Vendodhja: Platforma GoToMeeting

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (UV)

Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në datën 4 Qershor 2020, takimin virtual monitorues, mbi Programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM), Erasmus+”, me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë (UV).

U bashkuan në këtë takim studentë si brenda dhe jasht Shqipërisë, staf akademik dhe administrativ që kanë zhvilluar apo janë duke zhvilluar shkëmbime nën programin Erasmus+, si edhe drejtuesit e fakultetve për të ndarë më në detaje eksperiencën dhe risitë që ky institucion është duke ndërmarë.
Takimi i kushtoi një rëndësi të veçantë mirëvajtjes të proçesit mësimor dhe sidomos jetesës të studentëve gjatë periudhës të Pandemisë.
UV aktualisht ka 63 marrëveshje ndërinstitucionale me Universitete nga 20 vendet e Programit. Vetëm gjatë dy viteve 2018-2020 këto institucione kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në total 284 studentë dhe staf (akademik dhe administrativ).

Lexoni për të rejat e thirrjve në websitin e Univeristetit:

https://univlora.edu.al/en/sektori-projekteve/erasmus/

Dhe më shumë informacion mbi programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM)” ne linkune e websitit:

http://erasmusplus.al/?page_id=1110