Datë: 25 Qershor,2020

Vendodhja: Platforma ZOOM

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” (UE).

Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në datën 25 Qershor 2020, takimin virtual monitorues, mbi Programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM), Erasmus+”, me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” (UE).

Studentë si brenda dhe jasht Shqipërisë, staf akademik dhe administrativ që kanë zhvilluar apo janë duke zhvilluar shkëmbime nën programin Erasmus+, u bashkuan në këtë aktivitet dhe ndanë më në detaje eksperiencën dhe risitë që ky isntitucion është duke ndërmarë.

Për herë të parë u bashkuan në këtë lloj aktiviteti edhe patnerët e UE nga vendet e programit, Gjermania, Turqia, Bullgaria dhe Anglia,

Takimi i kushtoi një rëndësi të veçantë mirëvajtjes të proçesit mësimor dhe sidomos jetesës të studentëve gjatë periudhës të Pandemisë.

UE aktualisht ka 48 marrëveshje ndërinstitucionale me Universitete nga 14 vendet e Programit. Vetëm gjatë dy viteve 2018-2020 këto institucione kanë shkëmbyer dhe pritet të shkëmbejnë mbi 320 studentë dhe mbi 260 staf (akademik dhe administrativ).

Lexoni për të rejat e thirrjve në websitin e Univeristetit:

http://www.uniel.edu.al/index.php/al/thirrje/1326-mobilitete-new

Dhe më shumë informacion mbi programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM)” ne link-un e websitit:

https://erasmusplus.al/?page_id=1110