Takimi vjetor i Zyrave Kombëtare Erasmus+

Datë: 29 Janar,2020

Vendodhja: DG H.R Meeting Room, Brussels

Organizuar: Education, Audiovisual and Culture Executive Agency, EACEA

Në datën 29 Janar u zhvillua, takimi i Zyrave Kombëtare Erasmus+, një event vjetor, që mbledh përfaqësues të Zyrave Kombëtare Erasmus+ (ZKE+), për të diskutuar çëshjte në lidhje me menaxhimin e ZKE+ (si përgjegjëse për menaxhimin vendor të dimensionit ndërkombëtar të aspekteve të Programit Erasmus + të arsimit të lartë, në 27 vende partnere jashtë BE-së) dhe elementeve specifikë të përshtatshëm për rolin e tyre në promovimin dhe monitorimin e programit Erasmus+ për arsimin e lartë.

Edhe këtë janar, takimi i ZKE+ i’u përmbajt të njëjtit program me elementet e mëposhtme:

  • takimi rajonal me oficerët e zyrave të DG EAC, Shefin e Sektorëve A4 dhe zyrtarët përkatës të projektit EACEA;
  • takime bilaterale (secili ZKE+ me oficerin e programit).
  • Praktikat më të mira dhe raportet e suksesit 2015-2019 te ZKE+ u prezantuan.

Kontaktet e ZKE+, I gjeni mëposht:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/contacts/national-erasmus-plus-offices_en