Data: 19 Nëntor 2020

Vendndodhja :  Takim në platformën digjitale Zoom

Organizuar nga: SCiDEV, ESNTirana

Në datën 19 Nëntor u zhvillua aktiviteti “Debati Studentor mbi të ardhmen e Shkëmbimeve Studentore Erasmus+”

Aktiviteti i organizuar nga organizata @SCiDEV dhe #ESNTirana dhe e motivuara nga Zyra Kombëtare Erasmus+. u zhvillua në paltformën virtuale dhe u transmetua LiveStream në Facebook e SCiDEV.

Linku: https://www.facebook.com/1125276710897649/videos/729565720996679

Debati u moderua nga Lutjona Lula, nga ESN Albania dhe ishte i përbërë nga 8 studentë të ndarë në dy grupe me temën : shkëmbimet studentore Pro/Kundra të realizuarit në platforma digjitale”.  Të dyja skuadrat, pro dhe kundër mobilitetit digjital, të përbërë prej 4 pjestarë, treguan standarde europiane diskutimi, argumentimi, etike dhe profesionalizmi.

Pjesëtarët e jurisë ishin anëtarë të organizatave: Klodian Seferaj, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqiperinë, Krshnik Loka, Regional Youth Cooperation Office dhe Erida Curraj nga Zyra Kombëtare Erasmus+.

Inkurajojmë të gjithe të rinjtë të marrin pjesë në mobilitetet rinore studentore pasi është një  eksperiencë shumë e rëndësishme edhe në CV e tyre.

Erasmus+ Opening Minds, Changing Lifes

Me shumë informacion për organizatën  SCiDEV: https://scidevcenter.org/

Me shumë informacion për organizatën  ESN Albania @esntirana