Datë: 14 Dhjetor 2020

Vendndodhja: Online TEAMS

Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus +

Në datën 14 Dhjetor, Zyra Kombëtare Erasmus+ zhvilloi në platformën digjitale TEAMS vizitën monitoruese të Projektit QUADIC, “Quality development    of international cooperation and project management”. Projekti QUADIC është një nga 10 projektet e fituara në thirrjen 2020, i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lartë”.

Ky projekt do të ndërtojë kapacitete institucionale për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri dhe do të përmirësojë kapacitetin për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të vënë në dispozicion nga institucionet evropiane të arsimit të lartë që bëjnë partneritet në këtë projekt dhe shkëmbimit të praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit.

Projekti përbëhet nga këto objektiva specifike:

  • Do të themeloj dhe forcoj trembëdhjetë (13) Zyra Ndërkombëtare të Bashkëpunimit në të gjithë anëtarët e Konsorciumit në Kosovë dhe Shqipëri dhe do të zhvilloj ICO në dy Anëtarët Rajonalë të Konsorciumit (Kosovë dhe Shqipëri).
  • Do të zhvilloj kapacitetet në HEIS partnere në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimin e ciklit të projektit.
  • Do të zhvilloj një strategjie për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (IC) dhe Menaxhimin e Projektit (PM).
  • Lehtësoj menaxhimin e mobilitetit ndërkombëtar duke zhvilluar platformë operacionale në internet për bashkëpunim ndërkombëtar cilësor
  • Rritja e numrit të projekteve ndërkombëtare, mobilitetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, etj.

Për më tepër info mbi projektin: http://quadic.net/